Dëshironi t’i hiqni qerpikët artificialë, derisa sallonet nuk punojnë? Po ju tregojmë se si mund t’i hiqni në shtëpi

Life style

Dëshironi t’i hiqni qerpikët artificialë, derisa sallonet nuk punojnë? Po ju tregojmë se si mund t’i hiqni në shtëpi

Më: 18 prill 2020 Në ora: 07:59
Ilustrim

Yris Palmer, pronare e studios kozmetike Star Lash, ka zbuluar se si t’i hiqni vetë qerpikët artificialë në shtëpi

Këshilla më e rëndësishme e saj është të mos provoni ta eliminoni ekstensionin me ndihmën e pincës.

Palmer këshillon të provoni alternativën natyrale.

– Avulli dëmton ngjitësin e qerpikëve, kështu që këshilla ime është që të uleni në vaskë me ujë të ngrohtë. Për ta shpejtuar procesin, mund të përdorni aparatin për pravullim të fytyrës.

Çfarëdo që të bëni, mos e vendosni fytyrën sipër tenxheres me ujë të vluar, sepse do të rrezikoni dëmtimin e lëkurës – këshillon Yris Palmer.

Edhe pse shumë dama mendojnë që munden me ndihmën e vajit të eliminojnë ekstensionet e veta, Yris thotë që kjo është ndër lajthitjet më të mëdha, sepse “në të vërtetë ashtu vetëm qerpikët natyralë ndahen”.

Nëse pravullimi i fytyrës ju është tepër e komplikuar, Yris thekson që thjesht pritni që natyra dhe koha ta bëjnë punën e vet.

–Derisa rriten qerpikët, ato i bëjnë presion ekstensionit, kështu që do të bien natyrshëm, thekson Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat