Dobia e rrjeteve sociale në këtë periudhë pandemie

Life style

Dobia e rrjeteve sociale në këtë periudhë pandemie

Më: 19 prill 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një ndër efektet më të rënda të pandemisë Covid-19 është shëndeti mendor. Dhe për këtë aspekt, flitet pak, për shkak të emergjencës tjetër.

Sipas opinionit të ekspertëve ndërkombëtarë, në një artikull të publikuar edhe në Jama Internal Medicine, masat e distancimit fizik të ndërmarra në mbarë globin si kurrë më parë në historinë e Tokës, do të sjellin më pas një epidemi psikologjike, afatshkurtër dhe afatgjatë.

Plagët që kanë lënë pas epidemitë, atentatet apo fatkeqësitë natyrore në të shkuarën janë shoqëruar gjithnjë me më shtim të rasteve të depresionit, stres post traumatik, abuzim me substancat dhe rritje të rasteve të dhunës në familje.

Duke u bazuar në statistika, të njëjtat probleme priten të shfaqen edhe për Covid-19. Jo vetëm për njerëzit e prekur direkt apo familjet e tyre e grupet e stafeve mjekësore, por edhe për ata që nuk janë prekur drejtpërdrejt nga koronavirusi.

Efektet dhe pasojat e vetmisë, ndërprerja e aktiviteteve thelbësore dhe bashkëjetesa e detyruar në ato kontekste familjare pa stabilitet mund të jenë shumë më të rënda se çka njerëzit kanë përjetuar deri më sot. Ne jemi kafshë sociale dhe themeli i ekzistencës sonë që në gjenezë është pikërisht socializimi dhe të gjithë të tjerat pas.

Dhe në këtë moment dramatik që po përjetojmë të gjithë, është pikërisht i shumëpërfoluri rrjet, që deri dje në normalitetin tonë, shihej si dëmi i marrëdhënieve sociale. Por sot i vetmi instrument komunikimi për ne, duhet përdorur sa më shumë, pasi mund të jetë ndihmë e paimagjinueshme për ato kategori njerëzish të vetmuar, me shqetësime të hershme psikologjike dhe për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat