Në shkollë e quanin “derrkuce”, ‘hakmerret’ duke u bërë modele - Bota Sot
Në shkollë e quanin “derrkuce”, ‘hakmerret’ duke u bërë modele

Life style

Në shkollë e quanin “derrkuce”, ‘hakmerret’ duke u bërë modele

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:25
Diane Frick

Një grua që kur ishte në shkollë ngacmohej mizorisht duke u quajtur “derrkuce”, ka bërë hakmarrjen e saj ndaj dashakeqëve duke u bërë modele për bikini.

Australiania Diane Frick, tashmë 36 vjeçe nga Melbourne, thotë se ka duruar ngacmime mizore nga fëmijë dashakeqë në shkollë, që i kanë lënë shenjë për disa vite më radhë.

Ata e quanin “qukëse, kuqalashe” dhe tallnin rrobat e saj.

E traumatizuar ajo më vonë kishte kërkuar ndihmë te një terapist sjelljeje dhe tashmë ka ndryshuar jetën e saj.

Në moshë të rritur, Diane nuk ishte shumë mbipeshë, por kishte zakone të këqija ngrënieje dhe nuk stërvitej.

Por ajo vendosi të ndryshonte stilin e jetesës kur zbuloi disa foto frymëzuese të modeleve për bikini.

Diane thotë: “Kisha qenë gjithmonë një fëmjë i shëndetshëm dhe jam persekutuar nga fëmijë dashakeqë gjatë gjithë fëmijërisë. Në shkollë ata ma nxinin jetën duke më thirrur përditë e shëndoshë ose e shëmtuar”.

“Para dy vjetësh nisa të shihja konkurentet për modelet e bikinit dhe gjeta një përgatitës për formën e tyre sportive.”

Diane thotë se e adhuronte programin e saj të vështirë të stërvitjes dhe dietën e saj, që shpejt i ndryshuan trupin.

Pas transformimit ajo u pranua në një konkurs australian të Bodybuilding.
Ajo thotë: “Nuk e imagjinoja kurrë se mund të isha krenare për trupin tim. Gjithmonë mbaja veshje që mbulonin gjithçka dhe kisha turp nga vetja. Vitin që shkoi u kurorëzova kampione e trupit per bikini dhe nuk arrija ta besoja. Kisha arritur aq shumë si nga ana fizike dhe mendore”.

Ajo shton se ndjen simpati për fëmijët që ngacmohen në shkollë dhe shpreson se historia e saj do t’i frymëzojë ata. “Nganjëherë duhet të shkatërrohesh që të rindërtohesh më e fortë. Nuk e harroj mënyrën sesi jam trajtuar, por kjo më ka bërë më

Image
Diane Frick
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat