Gjimnastikë mëngjesi 15 minuta

Life style

Gjimnastikë mëngjesi 15 minuta

Më: 8 maj 2020 Në ora: 07:39
Ilustrim

Ushtrimet janë të lehta dhe posaçërisht të dobishme për personat të cilët shumicën e kohës e kalojnë ulur.

Pa marrë parasysh se në cilën kohë zgjoheni, gjimnastika e lehtë është mënyra më e mirë të filloni ditën.

Nëpërmjet një serie të ushtrimeve të lehta e të shkurtra në kohëzgjatje së paku 15 minuta, mund të çlironi tërë trupin, të shpejtoni punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në orët e mëngjesit dhe do të kthjelleni pa pirë kafe të fortë.

Ju propozojmë katër ushtrime të lehta për çlirim trupi në mëngjes, për forcimin e muskujve të shpinës dhe të këmbëve, shpatullave dhe gjoksit.

Ushtrimet janë të lehta, për to nevojiten midis 15 dhe 20 minuta dhe posaçërisht janë të dobishme për personat të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë ulur.

Një numër i vogël njerëzish ka kohë dhe i vullnet për rekreacion, andaj gjimnastika e shkurtër e mëngjesit është ideale për të gjithë ata të cilët nuk janë adhurues të ushtrimeve.

1. USHTRIMI FILLESTAR

Ushtrimi fillestar është më i thjeshtë. Veprimi i parë është që këmbët t’i hapni në gjerësinë e shpatullave, ndërsa duart duhet të jenë të shtrira në lartësi të shpatullave.

Pastaj ngadalë uluni galiç. Nga ulja galiç drejtojeni shpinën nën këndin prej 90 gradësh dhe gradualisht ktheheni në pozitë të drejtë. Ushtrimin mund ta përsërisni disa herë, ndërkaq ky ushtrim është i mirë për forcimin e pjesës së shpatullave, shpinës dhe kofshëve.

2. BELI DHE GJOKSI

Lërini këmbët të hapura në të njëjtën distancë edhe për ushtrimin e dytë. Njërën dorë çojeni deri te veshi, ndërkaq tjetrën para gjoksit. Pastaj ngadalë përkuluni anash dhe të dy duart lakojini në atë drejtim.

Gradualisht kthehuni në pozitë vertikale dhe pastaj përsëriten ushtrimin. Ushtrimi i këtillë është i shkëlqyeshëm për belin dhe gjoksin, prandaj, në rend të parë, ua rekomandojmë damave.

3. USHTRIMI “MACE”

Rekomandohet që gjatë ushtrimit të shtriheni mu si macja.

Uluni në gjunjë, ndërkaq duart shtrini në lartësi të shpatullave. Pastaj me mjekër lëvizni përpara dhe lakohuni ngadalë derisa me stomak të prekni dyshemenë.

Kokën hidheni përpara dhe qëndroni në atë pozitë së paku dhjetë sekonda. Pastaj lakojini gjunjët derisa thembra dhe koka pothuajse të preken.

4. GJYSMËSPANGOJA

Ushtrimi i fundit për gjimnastikë mëngjesi do t’i kënaqë ata të cilët dinë të bëjnë spangon, prandaj gjimnastikën me këtë ushtrim edhe mund ta përfundojnë. Megjithatë, nga ju nuk kërkohet kjo shkathtësi. Njërën këmbë lakojeni deri në gjysmë, ndërkaq tjetrën shtrijeni deri në atë pozitë të gjysmëspangos.

Tendoseni këmbën e shtrirë, pastaj lakojeni dhe të njëjtën gjë përsëriten edhe me këmbën tjetër. Ky ushtrim është i mirë për shtrirjen e pulpës së këmbëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat