Rezultatet do t’i vërehen pas një jave: Tri ushtrime të thjeshta për këmbë të tendosura dhe vithe të forta!

Life style

Rezultatet do t’i vërehen pas një jave: Tri ushtrime të thjeshta për këmbë të tendosura dhe vithe të forta!

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:52
Pamje nga video

Këto lëvizje të thjeshta do të transformojnë figurën tuaj në një periudhë të shkurtër

Ky trening është i krijuar që të shkrijë dhjamin nga ana e brendshme e kofshëve, por gjithashtu do të aktivizojnë edhe muskujt e vitheve.

Nëse filloni që sot, për shtatë ditë, dukja në pasqyrë do të jetë shumë më tërheqëse. Këto lëvizje të vogla, nëse bëhen rregullisht, mund ta bëjnë dallimin drastik.

Para çdo treningu rekomandohet nxehja.

Ushtrimi nr. 1

Shtrijuni në krah dhe këmbët ngrini lart sa më shumë që mundeni. Këtë lëvizje përsëriteni 20 herë, nga ana e majtë dhe nga ana e djathtë.

Ushtrimi nr. 2

Ngrini këmbën dhe filloni të bëni lëvizje rrethore. Këtë ushtrim përsëriteni 20 herë, një herë të majtën, pastaj këmbën e djathtë.

Ushtrimi nr. 3

Qëndroni të shtrirë në krah, mirëpo tani bashkoni të dy këmbët dhe ngrini bashkë. Ky ushtrim do t’i aktivizojë muskujt e barkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat