Rimeli i parë nga Huda Beauty ka 100,000 njerëz në listën e pritjes

Life style

Rimeli i parë nga Huda Beauty ka 100,000 njerëz në listën e pritjes

Më: 20 maj 2020 Në ora: 13:07
Huda Beauty

Pasi nisi markën e saj shtatë vjet më parë me një palë qerpikë të rremë, Huda Kattan ka debutuar me maskarën e parë të Huda Beauty.

Me dy anë, një për zgjatje dhe një për volum rimeli me emrin Legit Lashes është krijuar për t’i dhënë kujtdo një qerpik të guximshëm dhe dramatik në të njëjtën kohë. Produkti i cili ishte gati pesë vjet në prodhim, rezultoi në një listë pritjeje nga 10,000 njerëz vetëm 12-orë pas zbulimit të saj.

Hilja që duhet të përdorni? Aplikoni në lëvizje zig-zag nga rrënja në majë për një efekt mahnitës.

Produkti i ri do të jetë në dispozicion për blerje nga 20 maji në dyqanet Sephora, si dhe hudabeauty.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat