Studimi: Femrat preferojnë të vozisin veturat Opel

Life style

Studimi: Femrat preferojnë të vozisin veturat Opel

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:26
Ilustrim

Çdo i gjashti Mercedes E-Class ka një shofer të gjinisë femërore, duke e bërë këtë model makinën “më mashkullore” në Gjermani.

Por, cilat vetura i pëlqejnë vërtet gratë? Përgjigja u dha nga një studim i realizuar nga Verivox, shkruajnë mediat e huaja.

Nga ana tjetër, veturat e mëdha luksoze nuk janë zgjedhja e gjinisë femërore, sipas hulumtimit.

Së këndejmi, thuhet se lista e modeleve më të preferuarat nga femrat kryesohet nga Opel Adam (63.1 për qind e femrave shofer), Opel Karl (62.1 për qind) dhe Fiat 500 (61.5 për qind), pasuar nga Kia Picanto, Audi A1, Suzuki Splash, Suzuki Alto, Nissan Micra…

Kur bëhet fjalë për markat, Mini kryeson me vozitëse femra – 53 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat