Cila moshë konsiderohet ‘e vjetër’ për të lindur fëmijë? - Bota Sot
Cila moshë konsiderohet ‘e vjetër’ për të lindur fëmijë?

Life style

Cila moshë konsiderohet ‘e vjetër’ për të lindur fëmijë?

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Një grua 34 vjeçe ka treguar se të afërmit e saj mendojnë se ajo është shumë e vjetër për të filluar krijimin e një familjeje me burrin e saj, por reagimet në lidhje me këtë konstatim kanë qenë nga më të shumtat dhe kanë argumentuar se kjo është ‘mosha ideale për gratë e arsimuara’.

Gruaja e shpërndau këtë shqetësim në forumin britanik të prindërve ‘Mumsnet’ për të shpjeguar se prej pesë vitesh dëshiron që të ketë fëmijë me burrin e vet, por familjarët dhe miqtë i thonë se është shumë e vjetër.

“Kjo më bën të trishtuar, por një ndjenjë brenda vetes më thotë mos po tregohem e paarsyeshme dhe se ndoshta të gjithë kanë njëfarë të drejte?- tha ajo.

Ajo u përball me një reagim të zemëruar nga të tjerat që kishin lindur në të 30-at e tyre, duke argumentuar se kjo ishte mosha ‘ideale për gratë e arsimuara dhe të karrierës’.

‘Të njëzetat ishte mosha më e zakonshme në kohën e prindërve tuaj. Mosha 34 as nga mjekësia nuk konsiderohet si një nënë e vjetër!’

 Nënat e tjera ranë dakord, me një që thoshte: ‘Unë jam 37 vjeç dhe shtatzënë’, një shkrim tjetër: ’34 shumë e vjetër? Absolutisht Jo, është krejtësisht normale. 50 është shumë e vjetër ‘, dhe shtonte se:’ Unë kam qenë 35 dhe 39 kur kam lindur fëmijët. 34 nuk është shumë e vjetër!’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat