Hëna e re të Binjakët na jep një shans të ri, po çfarë vendimesh mund të marrim tani? - Bota Sot
Hëna e re të Binjakët na jep një shans të ri, po çfarë vendimesh mund të marrim tani?

Life style

Hëna e re të Binjakët na jep një shans të ri, po çfarë vendimesh mund të marrim tani?

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:33
Ilustrim

Nëse e keni ndier veten nën presion gjatë këtyre javëve që kanë kaluar, nuk është çudi: tre planete janë vendosur në retrogradë. Por sot, 22 maj, Hëna e re do të takohet me Diellin në shenjën e Binjakëve duke dhënë kështu Hënën e re të këtij muaji – dhe kjo është një lehtësim për të gjitha shenjat: “Kjo Hënë e re do t’u japë më shumë hapësirë dhe dritë të gjitha shenjave të Zodiakut, është një frymëmarrje dhe ajër…” – thotë astrologia e Astrology.com dhe Horoscope.com, Narayana Montúfar.

Hëna e reja, shpeshherë sinjalizon fillime të reja, duke i dhënë jetës suaj një rifreskim. Sinqerisht, kemi nevojë të gjithë për këtë apo jo? Me pandeminë e koronavirusit që vazhdon akoma dhe moti që po bëhet më i ngrohtë, të gjithë kemi filluar të ndihemi pak të shqetësuar edhe në karantinën tonë. Një Hënë e re te Binjakët do të na mbushë me ide të reja, mendje të reja dhe mënyra të reja për t'iu afruar situatave në të cilat gjendemi.

“Ditët që e pasojnë Hënën e re janë ideale për t'u angazhuar për të mësuar diçka të re",- thotë Montúfar.

Hëna e re krijon një shteg te asteroidi Juno, perëndeshën e martesës. Po shumica e planeve të dasmave janë ende në pritje për shkak të pandemisë. Megjithatë, kjo ngjarje kozmike është akoma një kohë e mirë që çiftet të flasin për planet e tyre të ardhshme, si dhe ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin, shpjegon Montúfar.

"E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni gjatë kësaj Hëne të re është prania e Marsit, i cili po formon një hapësirë “zemërimi” me këtë Hënë",- shton Montúfar. Emocionet mund të rriten, kështu që mund të mos jetë koha për të shfaqur ndjenja negative ose konfuze.

Gjatë Hënës së re, ne do të nxitemi të komunikojmë nevojat tona, pasi "rebelohemi kundër kufizimeve të shoqërisë",- thotë astrologia Lisa Stardust. "Çështjet në lidhje me pabarazinë e pagave të punëtorëve do të jenë thelbësore, çështje madhore - pasi shumë njerëz do të kërkojnë me të drejtë një rritje të pagës",- shton Stardust.

Në fakt, fushat e parave dhe komunikimit mund të ndihen pak të errëta ose konfuze në përgjithësi gjatë kësaj Hëne të re, sepse Venusi është konjunktiv i Mërkurit dhe këta dy planetë me mendje të holla “përplasen” me Neptunin ëndërrimtar, paralajmëron Leslie Hale, astrologe psikike në Keen.com. "Sigurohuni që të kuptoni dhe të besoni plotësisht çdo mundësi financiare ose transaksion në të cilin jeni të përfshirë."

Gjithashtu, vlen të përmendet se vendimet që marrim gjatë kësaj Hëne të re mund të ndikojnë tek ne për pjesën tjetër të vitit, thotë Montúfar. "Kjo Hënë do të formojë një shteg në retrospektivë me Saturnin në shenjën e Ujorit. Kjo gjë sjell jetëgjatësi dhe bën që vendimet që marrim të jenë jetëgjata",- shpjegon ajo.

Prandaj, uleni pak ritmin dhe tregohuni të matur me vendimet dhe veprimet tuaja. Mos u ndikoni nga askush që keni rrotull (qofshin edhe familjarë), sepse kjo nuk do t’ju shërbejë. Hëna e re ka ndikim tek secili veç e veç. Mos harroni që secili prej nesh ka lindur në ditë dhe orë të ndryshme. Planetet nuk lëvizin njëlloj tek të gjithë, as Hëna nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat