Victoria Beckham zbulon sekretin e bukurisë natyrale, por çmimi për këtë na la me gojë hapur

Life style

Victoria Beckham zbulon sekretin e bukurisë natyrale, por çmimi për këtë na la me gojë hapur

Më: 24 maj 2020 Në ora: 00:31
Victoria Beckham

Victoria Beckham zbuloi produktet e saj të bukurisë që çdo vajzë duhet t’i ketë për një shkëlqim natyral, në një mini-tutorial

Stilistja, 46-vjeçare, tregoi produktet për lëkurën nga ‘Victoria Beckham Beauty’, por fansat mbetën të habitur kur panë çmimin e setit për një shkëlqim natyral.

Duke folur me 28.3 milion ndjekësit e saj në Instagram, nëna e katër fëmijëve zbuloi se produktet e saj kushtojnë 320 paund, duke i lënë fansat me gojë hapur.

Ajo tha: “Shumë njerëz më pyesin se çfarë përdor për lëkurën time. Duhet të them, që shkëlqimi ka të bëjë me kujdesin e mirë për të. Dy herë në ditë, përdor serumin tim të energjisë dhe gjithashtu hidratuesin për ripërtëritjen e qelizave të mia. Unë e përdor atë si një hidratues të thjeshtë gjatë gjithë ditës për të rifreskuar grimin dhe për të patur një shkëlqim të shëndetshëm.”

Por ndjekësit që shpresonin të kishin të njëjtin shkëlqim natyral, u zhgënjyen kur mësuan se 2 produktet kushtonin 320 paund (357 euro), ndërsa vetëm njëri kushtonte 92 paund (103 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat