5 arsye pse biem në dashuri, sipas shkencës

Life style

5 arsye pse biem në dashuri, sipas shkencës

Më: 25 maj 2020 Në ora: 06:55
Ilustrim

Pamja, komunikimi, diçka që sjell gëzim e që na i bën zemrat tona të shpërthejnë! Ne dashurohemi, kundër të gjitha pritshmërive dhe parashikimeve. Dhe megjithëse ne kërkojmë arsye për të shpjeguar ndjenjën që përjetojmë, logjika jo gjithmonë ndihmon, transmeton Class.

Shkenca mund të sugjerojë arsye të dashurisë që ndonjëherë mund të na befasojnë vërtet. Sepse ne takojmë rastësisht njerëz që përfaqësojnë atë që ne po kërkonim, edhe nëse nuk e kishim menduar më parë. Këtu janë pesë arsyet e forta se pse ne biem në dashuri!

Dashurohemi me të ngjashmin tonë

Edhe pse shumë njerëz besojnë tek thënia e vjetër se “të kundërtat tërhiqen”, studimet tregojnë se kjo nuk është shumë e vërtetë. Ngjashmëritë tërheqin njëri-tjetrin sepse dashuria romantike ka një seri mekanizmash të identifikimit të ndërsjellë. Shpesh ne dashurohemi me ata që na kuptojnë dhe ata që na plotësojnë edhe nëse kjo nuk është jashtëzakonisht e dukshme. Ne thjesht biem në dashuri me njerëz që janë dhe që mendojnë si ne.

Ata na kujtojnë nënën ose babain

Ky shpjegim popullor në të vërtetë është mbështetur nga kërkimet shkencore. Është shumë e lehtë të dashurohesh me dikë që është i ngjashëm me prindërit tuaj. Në fillim kjo mund të mos jetë e qartë, por duke parë qëndrime të caktuara nuk do të jetë e vështirë t’i identifikoni më kalimin e kohës.

Komunikimi

Komunikimi është ndoshta faktori më vendimtar në dashuri. Të jesh me dikë me të cilin mund të flasësh lehtësisht na bën të ndihemi mirë. Të gjithë duan dikë që është në gjendje të dëgjojë. Kërkimet shkencore tregojnë se pasi të bëni një bisedë personale me dikë, ju filloni të besoni dhe ndjeni një prirje emocionale të caktuar: kjo është arsyeja pse ne mund të biem në dashuri me ata që dinë të na dëgjojnë.

Të qënit ekstrovert

Shkenca konfirmon gjithashtu që njerëzit ekstrovert “frymëzojnë më shumë në dashuri” sesa njerëzit e trembur dhe të mbyllur. Kjo për shkak se duket se është më e lehtë për këta njerëz të komunikojnë dhe t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më të qetë.

Ndarja e përvojës

Nëse ekziston një gjë që bashkon njerëzit, kjo është përvoja. Shpesh ndihemi të afërt me të tjerët sepse kemi ndarë të njëjtën histori, afiniteti bëhet më intensiv nëse kujtimi i të kaluarës është i fortë dhe i dhimbshëm.

Asnjëherë nuk do ta kuptojmë plotësisht “logjikën” e dashurisë. Sidoqoftë, shkenca ofron disa të dhëna se pse biem në dashuri. A vlen ndonjë nga këto pesë arsye në marrëdhëniet tuaja?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat