Njollat nga pemët tani janë një e kaluar: Me këto truqe njollat nga pemët dhe lëngjet zhduken në çast! - Bota Sot
Njollat nga pemët tani janë një e kaluar: Me këto truqe njollat nga pemët dhe lëngjet zhduken në çast!

Life style

Njollat nga pemët tani janë një e kaluar: Me këto truqe njollat nga pemët dhe lëngjet zhduken në çast!

Më: 25 maj 2020 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Njollat të cilat ndodhin nga pemët e freskëta ndonjëherë është e vështirë të hiqen. Mësoni si t’i eliminoni në tërësi me këto truqe të thjeshta

Fëmijët, por edhe të rriturit, shpesh ndyjnë rrobat me lëng pemësh apo me pemë, aq më parë gjatë verës, kur është sezoni i mjedrave, pjeshkave, shalqinjve, manaferrave

Njollat të cilat bëhen në rroba nga këto pemë eliminohen me shumë vështirësi. Mirëpo, ekzistojnë truqe të thjeshta të cilat njollën në tërësi do ta eliminojnë.

Një mënyrë për ta hequr njollën nga pemët është përzierja e lëngut të limonit dhe uthullës së alkoolit në përpjesëtim 1:1.

Përzierjen derdheni në tufer dhe qiteni në njollë, lëreni disa minuta të qëndrojë, pastaj futeni në rrobalarëse dhe lajeni.

Mënyra tjetër është që në njollë të qitni kripë, ta lini pak të qëndrojë, pastaj ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Pastaj rrobën e lani me ujë të nxehtë dhe detergjent për rroba ose në rrobalarëse.

Ka edhe një mënyrë si ta eliminoni njollën nga pemët:

Vendin e bërë me njollë njomeni dhe fërkojeni lehtë me tretje alkooli dhe uji në përpjesëtim 3:1.

Njëra ndër mundësitë është edhe soda e bikarbonatit, të cilën duhet fërkuar në njollë dhe duhet ta lini të veprojë disa orë, pastaj e lani në rrobalarëse. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat