Si ta pastroni enëlarësen me ndihmën e miellit - Bota Sot
Si ta pastroni enëlarësen me ndihmën e miellit

Life style

Si ta pastroni enëlarësen me ndihmën e miellit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:50
Foto Ilustrim

Të gjithë e dimë që në enëlarëse gjatë larjes së enëve përfundojnë mbetjet e ushqimit, prandaj është shumë me rëndësi që ajo të jetë e pastër

Enëlarësja është një ndër elementet më të ndotura në kuzhinë, prandaj duhet kërkuar mjetet të cilat do ta pastrojnë më së miri.

E gjitha që ju duhet është mielli dhe enëlarësja është krejtësisht e pastër dhe e shkëlqyer.

Udhëzimet janë këto:

▪ Pastrojeni dhe dezinfektoni ashtu siç e bëni zakonisht.

▪ Thajeni me leckë të pastër apo me peshqir kuzhine.

▪ Në enëlarëse qitni miell një të katërtën e filxhanit dhe me leckë fërkojeni sipërfaqen e enëlarëses me lëvizje rrethore.

▪ Mos e shpëlani, por me leckë eliminoni mbetjet e miellit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat