Gucci do zogëlojë numrin e sfilatave në vit

Life style

Gucci do zogëlojë numrin e sfilatave në vit

Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:04
Foto Ilustrim

Gucci ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e sfilatave të modës që mban çdo vit në një përpjekje për të zvogëluar mbeturinat.

Kompania thotë se koncepti i rrobave sezonale është vjetëruar dhe tani do të përgatis vetëm dy sfilata “pa sezon” çdo vit.

“Rrobat duhet të kenë një jetë më të gjatë”, tha drejtori krijues i Gucc.

Kompania nuk ka plane për një shfaqje në shtator, koha kur do të tregonte tradicionalisht një koleksion të ri në javën e modës në Milano.

Alessandro Michele, drejtori krijues i kompanisë, tani imagjinon të tregojë koleksione vetëm në vjeshtë dhe pranverë, në vend të pesë herë në vit.

“Dy sfilata në vit janë më se të mjaftueshme për të formuar një mendim krijues dhe për t’i dhënë më shumë kohë këtij sistemi,” tha ai.

Gucci është kompania e parë e madhe që ka bërë një deklaratë në lidhje me mbështetjen e lëvizjes drejt një sistemi të modës më të dobët, më pak të harxhueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat