Si të jeni të lumtur kur ndryshon stina - Bota Sot
Si të jeni të lumtur kur ndryshon stina

Life style

Si të jeni të lumtur kur ndryshon stina

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:33
Ilustrim

Pse ankthi përkeqësohet në pranverë? Në pranverë fillojnë të ndryshojnë dy parametra thelbësorë: ndriçimi dhe temperatura, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në biokimikën cerebrale dhe mbi aktivizimin psikofiziologjik të të gjithë personave me efekte shumë subjektive. Kush vuan nga ankthi mund të ndjejë këtë shtim të aktivizimit, duke reaguar shumë intensivisht në mënyrë të pafavorshme dhe duke pësuar një përkeqësim të këtyre shenjave.

Përveç këtyre shkaqeve të natyrës fizike/ organike, ka edhe një tjetër arsye psikologjike dhe shumë më të komplikuar, e cila përkeqëson ankthin kur ndryshon stina: një njeri me ankth ka tendencën të kërkojë vazhdimisht një ekuilibër, që ta lejojë të jetë sa më shumë të jetë e mundur i pashqetësuar dhe i qetë, një ekuilibër që zakonisht arrihet duke evituar sa më shumë risitë, ndryshimet, stimujt që kërkojnë një ripërshtatje.

Me ardhjen e pranverës, moti është i paqëndrueshëm, një ditë shkëlqen dielli dhe është ngrohtë, ndërsa ditën tjetër bie shi dhe bën ftohtë. Kjo gjë e vështirëson ekuilibrin e një njeriu me ankth, i cili duhet të përshtatet vazhdimisht me kushtet që ndryshojnë dhe duhet të përballet me stimuj të bezdisshëm fizikë, që mund të ndezin tek ai reagime ankthi, sidomos nëse ka tendencën të jetë shumë i përqendruar tek trupi i tij dhe ndjesitë që përjeton. Po si ta kaloni këtë periudhë ndryshimi pa u futur në ankth dhe stres? Kemi përzgjedhur tri këshilla të thjeshta…

Flini mirë

Problemet e gjumit janë ndër më të këqijat, sepse dallohen me shumë vështirësi. Nëse pritni gishtin e kuptoni menjëherë, vendosni një ankerplast dhe zgjidhet situata. Por nëse flini keq, mund të vazhdoni një kohë të gjatë, pa i kuptuar dëmet që pagjumësia sjell. Lodhja pas punës, humori jo i mirë, sforcot për të fjetur: do të besoni se janë shenja normale dhe pas njëfarë kohe nuk do t’ju bëjë përshtypje. Ndërsa, po të flini mirë, do të keni dy përfitime:

Të drejtpërdrejtë, sepse gjumi i mirë rrit lumturinë që vjen nga çlirimi i hormoneve të kënaqësisë.

Indirekt, sepse nëse flini mirë do të keni më pak vështirësi për të arritur objektivat tuaja.

Një nga investimet më të mira që mund të bëni është gjumi: është aktiviteti që sjell përfitimet më të mëdha dhe pa u lodhur fare.

Dilni nga shtëpia

Shtëpia është bekim dhe tragjedi: bekim sepse është boshti i mirëqenies moderne; tragjedi, sepse shndërrohet në një burg. Duke shëtitur dhe duke folur me njerëz të ndryshëm do të zbuloni se ka një lidhje mes palumturisë dhe kohës së kaluar në shtëpi: sa më shumë të qëndroni në një vend, aq më pak të lumtur do të jeni. Sa më pak të dilni, aq më pak do ta njihni botën, nuk do të shijoni të gjitha bukuritë që ju rrethojnë, nuk do ta imagjinoni natyrën. Shëtitja në ajër të pastër freskon mendjen dhe shton humorin e mirë. Shndërrojeni këtë gjë në një zakon dhe praktikojeni të paktën një herë në javë. Mjaft qëndruat brenda mureve të shtëpisë!

Bëni aktivitet sportiv

Kjo është një këshillë që i bashkëngjitet asaj të mësipërmes: të keni një ushqyerje të ekuilibruar pa praktikuar sport, është një utopi. Nëse nuk keni ndonjë problem fizik, dilni dhe bëni diçka: vrap, biçikletë, not, arte marciale, futboll. Çdo sport, sidomos sportet e rezistencës, do t’ju ndihmojnë të mbani peshën e duhur dhe të keni kontroll mbi trupin tuaj. Sporti aktivizon aparatin qarkullues, gjaku shkon më lehtësisht në tru dhe ju jep një këndvështrim të ri mbi gjërat, ndaj nëse keni një dilemë apo një dyshim, lini çdo gjë dhe dilni për vrap.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat