10 thënie nga Kennedy për lidershipin dhe rritjen personale

Life style

10 thënie nga Kennedy për lidershipin dhe rritjen personale

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 08:09
John F. Kennedy

John F. Kennedy, i njohur për sharmin e tij dhe të folurën në publik, është presidenti i parë më i ri, i cili në moshën 43 vjeçare u zgjodh për të drejtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, amerikanët e kujtojnë atë me dashuri si një figurë frymëzuese dhe një ndër presidentët më të dashur në histori.

Këto janë 10 thëniet më frymëzuese për lidershipin nga John Kennedy:

Për edukimin

“Sa më shumë rriten dijet tona, aq më shumë shpaloset injoranca jonë”.

“Lidershipi dhe të nxënit janë të domosdoshëm për njëri tjetrin”.

“Qëllimi i edukimit është rritja e dijeve dhe përhapja e së vërtetës”.

Për veprimin

“Veprimi ka rreziqet dhe kostot e tij, por të kushton shumë më shumë të rrish në vend duarkryq”.

“Nuk duhet të negociojmë kurrë nga frika. Por asnjëherë nuk duhet të kemi frikë të negociojmë”.

“Koha e duhur për të rregulluar çatinë është atëherë kur dielli shkëlqen”.

“Ata që guxojnë të dështojnë mund të arrijnë shumë”.

Për aftësitë

“Njeriu është ende kompjuteri më gjenial nga të gjithë”.

Për mundësitë

“Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata të cilët shohin vetëm të shkuarën ose të tashmen po humbasin të ardhmen”.

“Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë që të ndodhin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat