Njerëzit inteligjentë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm

Life style

Njerëzit inteligjentë më të lumtur kur udhëtojnë vetëm

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Nëse ti preferoni të udhëtosh vetëm dhe jo me një grup të madh, kjo ndoshta do të thotë sepse ti je më i zgjuar se shumica.

Bazuar në studimin e British Psychological Society, njerëzit inteligjent kanë më shumë premisa të ndjejnë një kënaqësi më të vogël kur shoqërohen më njerëz të tjerë.

Të dhënat e marra nga 15000 persona nga 18 deri në 28 vjeç, tregojnë se njerëzit që jetojnë në qytete të mëdha janë më pak të llumtur sesa ata që jetojnë në zonat rurale.

Për një njeri normal, jeta në grupe të vogla dhe jeta aktive me miqtë është çelësi i lumturisë. Por, komplet e kundërta ishte për njerëzit inteligjent.

Një psikolog thotë që njerëzit e zgjuar janë gjithmonë duke bërë ndonjë punë të rëndësishme.

Nëse atyre iu merr kohë nga agjenda për të bërë diçka relaksuese, ata mendojnë se kjo shkëputje nënkupton se ata janë të pavlerë dhe në vend që të ndihen më mirë me shoqërinë, lumturia e tyre zhduket nga ndjesia e pavlefshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat