Nuk është faji i grave që nuk mbeten shtatzënë: Andrologët shpjegojnë ç’po ndodh me burrat

Life style

Nuk është faji i grave që nuk mbeten shtatzënë: Andrologët shpjegojnë ç’po ndodh me burrat

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:38
Ilustrim

Tek cili qëndron faji që gruaja nuk mbetet shtatzënë, tek burri apo tek gruaja?

Fertiliteti i burrave është ulur. Në 40 vitet e fundit, numri i spermatozoidëve të burrave perëndimorë është përgjysmuar. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që sot mesatarisht, burrat janë shumë më pak pjellorë se baballarët apo gjyshërit e tyre. Këtë e pohon studimi izraelit i publikuar në Update Reproduction Human.  Përqëndrimi i spermatozoidëve ka një rënie prej 52.4%, ndërkohë që numërimi i spermës ka një ulje prej 59,3%.

Aktualisht sipas OBSH-së, infertiliteti prek rreth 15-20% të çifteve që kërkojnë të kenë fëmijë. Shkaqet? Ato jo gjithmonë i atribuohen problemeve të grave. Në 50% të rasteve, shkaku është një sëmundje e partnerit mashkull që shfaqet që nga fëmijëria ose puberteti, por që diagnostikohet vonë. Sipas andrologëve dhe ekspertëve shqiptarë, pamundësia për të ngjizur fëmijët prek 10-13 % të popullsisë shqiptare

Pse ndodh kjo ?

Sipas studimit, ndotja, stresi, zakonet jo të shëndetshme dhe një rritje e elementëve që ndikojnë mbi hormonet seksuale, janë të gjitha shkaqet e uljes së pjellorisë mashkullore. Ekspertët janë gjithashtu shumë të shqetësuar për përhapjen e mbipeshës, veçanërisht midis brezave të rinj.  Dietat shumë të pasura me yndyra dhe një stil jo i shëndetshëm i jetës zvogëlojnë nivelet e testosteronit dhe ulin cilësinë e spermës.

Si mund ta parandalojmë ?

Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar mesdhetare ( e lehtë për ne që jetojmë në Mesdhe) rrit funksionalitetin e sistemit kardiovaskular të domosdoshëm për aktivitetin seksual. E njëjta gjë vlen dhe për disa sëmundje seksualisht të trasmetueshme si klamidia, gonorrhea, Papilloma Virus, të cilat nëse lihen të pakuruara mund të infektojnë testikujt dhe të shkaktojnë probleme serioze.

Megjithatë ndryshimi i zakoneve dhe stilit të jetës nuk është i mjaftueshëm

Është e nevojshme të monitorohet pjelloria e mashkullore ndër vite. Duhen planifikuar vizitat të mjeku androlog dhe urolog që në pubertet,  njësoj si për vajzat te mjeku gjinekolog,  për të verifikuar dhe për të kryer kontrolle rutinore. Të gjitha këto të dhëna tregojnë që përpos kujdesit që duhet të tregojmë në ambientin që na rretho, duhet të ndryshojmë diçka dhe në biologjinë tonë për të garantuar vazhdimësinë e racës njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat