Kujdes! Disa nga gjërat personale që nuk duhen treguar mes kolegëve…

Life style

Kujdes! Disa nga gjërat personale që nuk duhen treguar mes kolegëve…

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 10:30
Ilustrim

Në vend të punës, ndarja e aspekteve të vetes me të tjerët, në formën e duhur, është faktikisht një lloj arti. Problemi është se nuk mund të ndërtoni rrjet të fortë profesional nëse nuk hapeni me kolegët. Por, nëse zbuloni gjërat e gabuara me kolegët tuaj, atëherë ju mund të shkatërroni karrierën tuaj.

Duhet ta dini ku është kufiri dhe të kujdeseni të mos e kaloni atë, sepse në momentin që ndani një informacion me dikë, nuk ka më kthim mbrapa. ‘TalentSmart’ ka testuar më shumë se një milion njerëz dhe ka zbuluar se performuesit më të mirë janë ata të cilët kanë inteligjencë të lartë emocionale.

Inteligjenca emocionale ka të bëjë me atë se si e kontrollojmë sjelljen tonë, si i kuptojmë komplekset sociale dhe si marrim vendime personale për të arritur rezultate pozitive.

Njerëzit me inteligjencë emocionale janë të aftë t’i lexojnë emocionet e tjerëve dhe kjo aftësi iu tregon atyre se çfarë duhet dhe nuk duhet të zbulojnë për veten në vend të punës.

Sidoqoftë, sipas hulumtimeve janë disa prej gjërave të cilët njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk i ndajnë me tjerët në vendin e punës:

Bindjet politike

Mendimet se dikush nuk është kompetent

Nuk tregojnë sa e kanë rrogën

Nuk zbulojnë faktin se e urrejnë punën e tyre

Nuk tregojnë çfarë bëjnë në dhomën e gjumit

Nuk tregojnë gjërat e çmendura që kanë bërë më herët

Nuk tregojnë se janë duke kërkuar punë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat