Sipas shkencës: Përfitimet shëndetësore të përkëdheljeve

Life style

Sipas shkencës: Përfitimet shëndetësore të përkëdheljeve

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

“Kontakti trup më trup lëshon oksitocinë, e cila na ndihmon të krijojmë një lidhje të veçantë, gjë që çon në uljen e ankthit, depresionit dhe presionin e gjakut

“Përkëdhelja është një mënyrë e shkëlqyer që çiftet të lidhen!” tregon Sarah Watson, specialiste për shëndetin mendor, për Bustle.

Unë rekomandoj përkëdhelje për të rritur intimitetin me partnerin. Përkëdhelja nuk ka pse të çojë në intimitet fizik, por edhe mundet nëse dëshironi. Përkëdhelja shërben si një urë lidhëse dhe relaksuese. Gjej kohë për t’u përkëdhelur!”

Përkëdheljet:

1. Lirojnë oksitocinë

Siç tha Watson, shumë nga përfitimet shëndetësore të përkëdheljeve lidhen drejtpërdrejt me rritjen e oksitocinës. Oksitocina ndonjëherë quhet “hormoni i dashurisë” sepse nxitet nga të gjitha veprimet e dashurisë: puthje, përkëdhelje, marrëdhënie seksuale. Kur jeni duke u përkëdhelur me dikë, truri juaj lëshon më shumë oksitocinë.

2. Forcojnë lidhjet

Përfitimi i parë shëndetësor i oksitocinës që shkencëtarët zbuluan ishte që ai lëshohet në mënyrë që të forcojnë lidhjen midis grave dhe fëmijëve të tyre. Gjithashtu përkëdheljet janë efektive për t’u lidhur më fort me një partner romantik.

3. Reduktojnë stresin

Përkëdheljet reduktojnë stresin duke lëshuar oksitocinë, e cila është si një ilaç natyral kundër ankthit, por është gjithashtu një kohë kur trupi juaj është i qetë.

4. Ju ndihmojnë të flini

Kjo mund të duket si një gjë e ditur, por përkëdhelja ju ndihmon të bini në gjumë. Një studim i vitit 2003 nga studiues të Institutit të Psikiatrisë Max Planck zbuloi se oksitocina, që çlirohet gjatë përkëdheljeve, nxiti gjumin në trurin e minjve, gjë që vlen edhe për njerëzit. Sidoqoftë,ka një përjashtim: Duhet të mos jenë të stresuar, shkruan Anabel.

5. Forcojnë sistemin imunitar

Përveç oksitocinës, përkëdheljet gjithashtu lëshojnë serotoninën, “hormonin e lumturisë”. Të dyja këto hormone punojnë për të forcuar sistemin imunitar. Një studim i vitit 2014 nga studiuesit në Universitetin Carnegie Mellon zbuloi se njerëzit që u përqafuan më shumë kishin më pak të ngjarë të merrnin një ftohje pasi u ekspozuan ndaj të ftohtit, por edhe ata që sëmureshin kishin simptoma më pak të rënda.

6. Përmirësojnë shëndetin e zemrës

Stresi është me të vërtetë i keq për shëndetin dhe merreni me mend se për cilën pjesë trupi është super i keq? Po ajo që menduat– zemra. Një studim nga Universiteti i Karolinës së Veriut, Chapel Hill, që përfshinte 100 të rritur zbuloi se një përqafim i shkurtër i ndjekur nga mbajtja e duarve ndërsa shikonin një video 10-minutëshe përmirësoi presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, në krahasim me njerëzit që nuk përqafoheshin dhe mbanin duart. Nëse kjo është e mundur në 10 minuta, imagjinoni se çfarë mund të bëjë një pasdite e tërë me Netflix?

7. Rrisin kënaqësinë në marrëdhëniet seksuale

Përkëdhelja rrit kënaqësinë tuaj seksuale dhe marrëdhënien – veçanërisht nëse keni fëmijë. Universiteti i Torontos, Mississauga, i botuar në Arkivin e Sjelljes Seksuale në vitin 2014 zbuloi se përkëdhelja më e shpeshtë shoqërohej me kënaqësi më të lartë gjatë seksit. Studimi zbuloi gjithashtu se efektet ishin më të theksuara për gratë sesa burrat dhe se çiftet me fëmijë raportuan përfitime edhe më të larta se çifte pa fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat