Kujdes me partnerët e këtyre shenjave! Meri Shehu zbulon 3 tradhtaret e horoskopit

Life style

Kujdes me partnerët e këtyre shenjave! Meri Shehu zbulon 3 tradhtaret e horoskopit

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 19:29
Meri Shehu

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, astrologia Meri Shehu zbuloi shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë në çift.

Sipas saj, Ujori, Binjakët dhe Dashi janë shenjat më tradhtare të horoskopit. Megjithatë, pas nuk mbetet as Peshorja, e cila sipas Merit është pak tradhtare, por është shenjë e martesës.

“Janë pak tradhtare Peshoret në dashuri. Pra ashtu siç janë diplomatë dhe kërkojnë ekuilibrin, në dashuri Afërdita i bën të flirtojnë shumë, megjithëse janë shenja e martesës. Martesën, tradhtojnë apo nuk tradhtojnë, e duan”, -është shprehur Meri.

Pra, të gjithë ju që keni një partner të këtyre shenjave, kini kujdes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat