Pse dentistët ju flasin kur ju s’u përgjigjeni dot

Life style

Pse dentistët ju flasin kur ju s’u përgjigjeni dot

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Jeni shtrirë në poltron dhe me shumë mundësi, keni njëzetë instrumenta metali në gojë. Pavarësisht kësaj, dentisti vijon t’ju flasë, t’ju bëjë pyetje, insiston të marrë një përgjigje nga ju. Si supozohet të flisni kur e keni gojën plot dhe për më tepër, ndjeni siklet?

Përgjigjja është më pak e koklavitur nga ç’prisni. Dentisti është njeri, porsi ju, dhe i pëlqen të bisedojë me njerëzit, të dijë më shumë për pacientët. Sado interesantë të jenë dhëmbët, njerëzit pas tyre janë më interesantë.

Takimet me dentistin hanë goxha kohë dhe për dikë që vuan nga ankthi apo ka frikë, një orë ngjan si një përjetësi. Për këta pacientë, pritja që gjithçka të marrë fund në heshtje është e tmerrshme. Ndërsa, kur dentisti flet dhe e angazhon në bisedë, pacienti hutohet dhe harron frezat e kunjat në gojë.

Të njëjtën teknikë përdorin mjekët me fëmijët që kanë frikë gjilpërat. U shpjegon procesin, e minimizon dhimbjen dhe teksa i flet për gjithë këto, si pa dashur, u ke bërë gjilpërën.

Nëse preferoni të mos flisni gjatë takimit tuaj, mjafton të informoni dentistin. Jemi të bindur se janë të rritur dhe nuk do t’u ngelë hatri. Ose, nëse keni metodat tuaja të relaksimit, si për shembull, muzika, mund t’i kërkoni të dëgjoni muzikë me kufje teksa bëhet ç’është për t’u bërë.

Nëse doni të dini si të flisni kur s’bëni dot bashkë buzët, mjafton të pohoni ose mohoni me mërmërima ose me duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat