A është e sigurt të bëni not në pishina dhe plazhe këtë verë

Life style

A është e sigurt të bëni not në pishina dhe plazhe këtë verë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Dëshira për ta kaluar verën në vende si pishina ose plazhe është më e fortë se kurrë këtë vit.

Pasi kaluam kaq shumë kohë në karantinë, është e natyrshme që ne dëshirojmë të dalim dhe të argëtohemi!

Edhe nëse pikat tona preferuara të notit janë rihapur, është ende e rëndësishme të mbani në mend disa gjëra për të mbajtur veten të sigurt nga COVID-19.

Le të fillojmë me disa lajme të mira: Sipas CDC, aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi mund të përhapet përmes ujit në pishina, vaskave të nxehta ose në zona lojërash me ujë.

Faqja shpjegon: “Për më tepër, funksionimi i duhur i këtyre vendeve ujore sipas rregullave dhe dezinfektimi i ujit me brom duhet të çaktivizojë virusin”.

Image

 

 

Kjo mund të bëjë që të supozoni se pishinat janë vendi më i sigurt për t’i përmbushur nevojat tuaja të verës, por trupat natyrorë të ujit kanë mënyrën e tyre të vetë-pastrimit.

“Shpërndarja e shpejtë e çdo agjenti infektues në lëvizjen turbulente të ujit, siç është deti apo liqeni, mund të zvogëlojë rrezikun e marrjes së një infeksioni nga kontakti ose zhytja në ujë”, tha Sudeb Dalai. Por ka më shumë për t’u marrë parasysh, si numri i madh i sipërfaqeve të përbashkëta ku virusi mund të përhapet në pishina publike.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat