20 gjëra që mund të bësh në vend që të shpenzosh para - Bota Sot
20 gjëra që mund të bësh në vend që të shpenzosh para

Life style

20 gjëra që mund të bësh në vend që të shpenzosh para

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 22:59
Ilustrim

Në mënyrë të veçantë, vera kërkon një dorë të mirë të ardhurash për t’u shijuar siç e meriton, por ky vit ishte mjaft surpriza të pakëndshme, prandaj këshilla më e mirë është kurseni

Mund ta shijoni, edhe nëse nuk harxhoni çdo ditë para, sepse e dimë që në fund do të pendoheni.

Nëse s’ju vjen asnjë alternativë përveç kafes, urdhëroni!

1. Gatuani një recetë të re me përbërës që ju ndodhen në shtëpi.

2. Regjistrohuni në kurse falas për aktivitet fizik.

3. Organizoni dollapët nga e para.

4. Xhirot/vrapi nga liqeni janë gjithnjë alternativë e mirë kur s’do të shpenzosh para.

5. Merr rreze dielli tek tarraca jote, e ndonjë shoqeje apo ku të mundesh!

6. Eksperimento me ndonjë model të ri flokësh.

7. Praktiko metoda të reja grimi dhe zbulo cila të përshtatet më shumë.

8. Bëj një piknik me miqtë

9. Përdore YouTube-in për karaoke.

10. Bëj një xhiro me biçikletë.

11. Bëj gjumin e rehatshëm që s’e bëre kurrë.

12. Mëso si bëhen ca biskota të mira me çokollatë.

13. Kalo më shumë kohë në lagje!!

14. Bëj trajtime SPA-je në shtëpi

15. Fshi email-et që s’të duhen më!

16. Fillo organizo udhëtimin e radhës ndërkohë që kursen ca para!

17. Dil një mëngjes për të parë lindjen e diellit.

18. Kaloje pasditen duke folur në video me një shok/shoqe që jeton larg.

19. Merr makinën dhe dil për një xhiro diku larg.

20. Mëso si bëhet pica perfekte.

Përshtatur nga Pop Sugar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat