Shenjat e hershme që tregojnë se lidhja juaj do të jetë abuzive

Life style

Shenjat e hershme që tregojnë se lidhja juaj do të jetë abuzive

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Kur thuhet lidhje abuzive, zakonisht mendojmë sy të nxirë dhe eshtra të thyer…

Por, kur abuzimi zakonisht eskalon në dhunë fizike, në fillim nuk është ashtu. Në fakt, abuzuesit shpeshherë janë me sharmë, të ëmbël etj.

Një abuzues do të bëj të ndjeheni e vlerësuar dhe e dashur, dhe nuk do të mund ta vëreni se është duke ju kontrolluar, derisa të bëhet vonë.

Në fillim ai do të jetë shumë romantik

Ai do të të blejë lule dhe dhurata, do të bëhet personi më romantik që e ke takuar në jetën, do të të kushtoj vëmendje dhe do të ndjeheni personi më i veçantë në botë.

Do të filloni të mendoni se kjo nuk mund të jetë realitet, pasi që është e pamundur që ai të jetë kaq i mirë. Sidoqoftë, ai ka nevojë që t’i besoni dhe të krijoni ndjenja ndaj tij, pasi që është shumë më e lehtë ta kontrolloni dikë që ju dashuron.

Zakonisht, abuzuesit i përdorin dhuratat dhe romancat për t’ju shpërqendruar nga gjërat tjera të rëndësishme, si kontrolli dhe xhelozia.

Ai së shpejti do të dëshiroj të keni lidhje “serioze”

Ai do të thotë se është dashuri në shikim të parë, se keni lindur për njëri-tjetrin, dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty.

Ai ka nevojë që ta dashuroni dhe t’i përkitni atij, mirëpo nuk do ta vëreni se lidhja është duke lëvizur shumë më shpejt se që duhet, pra është me rëndësi t’i besoni instinkteve tuaja.

Dëshiron që vetëm ai të të ketë ty

Së shpejti do të filloj t’i “tremb” meshkujt që të rrethojnë, dhe do të pyet për shokët që i ke. Mund të mendoni se xhelozia është gjë e lezetshme, por kjo vetëm në fillim, pasi që ai së shpejti do të bëj të ndjehesh fajtore që po kalon kohë me shoqërinë apo familjen.

Do të të telefonoj ose dërgoj mesazhe disa herë në ditë, dhe do të të akuzoj se je duke filtruar me dikë tjetër, apo se edhe je duke e tradhtuar.

Nëse të thotë se të dashuron shumë dhe se nuk mund ta imagjinoj dikë afër teje, atëherë jeni të vetëdijshme që ky është fillimi i izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat