Pushteti dhe lumturia nuk ecin gjithmonë bashkë

Life style

Pushteti dhe lumturia nuk ecin gjithmonë bashkë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 06:33
Ilustrim

Të jesh lider nuk është e lehtë. Ashtu si edhe çdo gjë tjetër, edhe rrugëtimi drejt suksesit i ka të dyja anët e medaljes. Jo gjithmonë të kesh pushtet do të thotë domosdoshmërisht të jesh i lumtur. Janë të shumta rastet kur edhe CEO-t më të suksesshëm përballen me vështirësi të cilat ndikojnë negativisht tek ata.

Më poshtë do të njiheni me disa cilësi të një lideri të dëshpëruar:

Liderët e dëshpëruar zhvillojnë shumë takime

Nëse kompania juaj nuk po ecën me ritmet e shpejta me të cilat ka ecur në të kaluarën dhe presioni tek CEO-t shtohet me kalimin e kohës, gjëja më e lehtë dhe gabimi më i madh që bëhet nga shumica prej tyre është organizimi i mbledhjeve të shumta. Ata bien në grackën e organizimit të mbledhjeve të njëpasnjëshme duke menduar se kjo do ta ndryshojë situatën e tyre, por ndodh krejt e kundërta. Pikë së pari, jo të gjithë bashkëpunëtorët tuaj më të rëndësishëm mund të kenë luksin për të qenë të pranishëm në shumicën e këtyre mbledhjeve. Humori i keq është ngjitës, ndaj edhe bëni kujdes që të mos caktoni ndonjë mbledhje shumë të rëndësishme kur të mos jeni me humor të mirë. Përveçse nuk janë produktive në rast se teprohen, ato çojnë dëm edhe kohën që është shumë e vyer dhe mbi të gjitha edhe demotivojnë të tjerët.

2. Liderët e dëshpëruar krijojnë një ambient pune stresues

Shpeshherë dëgjojmë nga miq apo kolegë që ata punojnë në një ambient pune shumë stresues. Faktorët që çojnë në krijimin e kësaj situate janë të shumtë, por pikërisht në këtë moment kur lideri e vë re një situatë të tillë, ai duhet të ndërhyjë. Por ka edhe nga ata liderë të dëshpëruar që mundohen për ta rregulluar situatën por nuk nxjerrin asgjë në dritë, sepse taktikat që përdorin janë të gabuara. Nëse e shikoni që punonjësit tuaj nuk po japin maksimumin dhe rendimenti është në rënie mos u përpiqni t’i sforconi ata duke i mbingarkuar. Më e mira në këto raste është që të mos ushtroni shumë presion, sepse kjo do të ndikonte vetëm negativisht.

3. Liderët e dëshpëruar i hedhin benzinë zjarrit

Liderët e dëshpëruar janë pikërisht ata që edhe në situatat në të cilat mund t’i kalojnë fare normalisht kanë tendencën t’i ekzagjerojnë. Në vend që të mundoheshin të qetësonin situatën, ata bëjnë të kundërt, i hedhin benzinë zjarrit

4. Liderët e dëshpëruar kanë kritika të shumta për çdo gjë

Kritikat e shumta janë pjesë e atyre liderëve të dëshpëruar që e shikojnë se nuk kanë më kontroll mbi situatën dhe për pjesën më të madhe të tyre tërheqja e vëmendjes për punonjësit dhe kritikimi ndaj tyre është gjëja më e lehtë e mundshme. Por mbani parasysh se një sjellje e tillë mund të ketë pasoja të rënda, mbi të gjitha për kompaninë tuaj. Nuk ka asnjë justifikim për një lider që t’i drejtohet një punonjësi me tone të ashpra dhe me fjalë ofenduese, dhe më e keqja në sy të punonjësve të tjerë. Një sjellje e tillë është tipike e liderëve të dëshpëruar, të cilët nuk e marrin fare parasysh kulturën e kompanisë të cilën ata vetë e kanë krijuar.

5. Liderët e dëshpëruar nuk janë të qëndrueshëm

Të ndryshosh vazhdimisht vizionin, programin apo prioritetet e kompanisë është një tipar dallues i liderëve të dëshpëruar. Ata nuk e dinë se çfarë kërkojnë dhe prandaj janë në ndryshim të vazhdueshëm. Të ecësh me hapin e kohës, të ndjekësh trendet më të reja është diçka tjetër në krahasim me ndryshimet e vazhdueshme pa asnjë busull të saktë orientimi. Kjo gjë është e gabuar sepse ndikon drejtpërdrejt në shpërqendrimin e stafit tuaj.

5. Liderët e dëshpëruar merren edhe me detajet më të parëndësishme

Mikromenaxhimi, avantazh apo disavantazh? Në ato raste kur është i nevojshëm dhe do të ketë rezultate pozitive është avantazh, por zakonisht liderët e dëshpëruar përqendrohen edhe në detajet më të parëndësishme duke e vështirësuar shumë punën për punonjësit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat