Si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?

Life style

Si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 07:23
Ilustrim

A je në borxh? A e ke të vështirë të kursesh për gjërat që vërtet do të doje të kishe? Ti nuk je i vetmi, shumë njerëz në të gjithë botën kalojnë të njëjtën vështirësi. Pavarsisht sa përpiqeni, asnjëherë nuk është mjaftueshëm.

Problemi nuk qëndron te sasia e parave që fitoni, por te shpenzimet që bëni. E mira do të ishte të kishim një zgjidhje të thjesht, por mesa duket diçka e tillë nuk ekziston. Megjithatë nuk është e pamundur të shmangni shpenzimet e kota.

1. Pyete Veten Pse

Blerjet impulsive janë ato që na bëjnë të pendohemi më pas për paratë e çuara dëm.

Në momentin që ti e pyet veten pse po e blen atë që ke zgjedhur, ti menjëherë reflekton mbi zgjedhjen tënde.

“Pse po e blej këtë?”… Në shumicën e rasteve ju nuk e keni një përgjigje të saktë për këtë pyetje.

Pse po blen një smartphone të ri? Ka diçka që nuk shkon me telefonin aktual? Pse po blen një palë xhinse të reja? Të janë grisur ato të vjetrat? Apo të intereson më shumë mendimi i të tjerëve për paraqitjen tënde të jashtme? Pse po del përsëri? Dëshiron të argëtohesh apo ke frikë se mos mbetesh vetëm?

Në momentin që ti kupton arsyen e vërtetë për paratë që po shpenzon atëherë do të shohësh se asgjë nuk do të ndryshoj duke blerë diçka të re çdo ditë.

2. Krijo Një Buxhet

Nuk ka rëndësi nëse është një buxhet ditor apo javor, e rëndësishme është të ekzistojë një i tillë. Kur ke një buxhet të caktuar ti je i detyruar të mendosh për çdo blerje që bën.

Është më mirë t’a lidhni këtë buxhet me diçka që është e rëndësishme për ju. Mund të jetë një udhëtim në një vend ekzotik, shërbim për makinën apo për të paguar pjesën e mbetur të kredisë.

3. Mos Shpenzo Para Që Nuk Janë Të Tuat

Sa njerëz njihni që kanë borxhe? Apo njerëz që kërkojnë një kredi të dytë pasi kanë shlyer të parën? Është e vështirë ti thuash jo parave të gatshme, por mos gabo t’i konsiderosh ato të tuat.

Kredia është një aset i mirë nëse përdoret për një qëllim të planifikuar, si për shembull fillimi i një biznesi.

Ajo është një jastëk i butë ku mund të mbështetesh në raste emergjente. Ndërsa në raste të tjera kredia është një borxh afatgjatë me pasoja të shumta.

Koncepti është i thjeshtë: nëse nuk ke para, mos i shpenzo ato. Sa më shumë të futesh në borxhe aq më e vështirë është të dalësh prej tyre.

4. Ji i Gatshëm të Ndryshosh

Një ndër arsyet pse njerëzit kanë probleme financiare është fakti që ata nuk pranojnë të ndryshojnë stilin e jetesës. Një shprehje thotë; “Çmenduri: të bësh të njëjtën gjë papushim dhe të presësh rezultate të reja.”

Sa shpesh drekoni jashtë? Sa para mund të kurseni duke gatuar në shtëpi? Para se të thoni unë nuk di të gatuaj, mos harroni se me praktikë mund të realizoni (pothuajse) gjithçka. A përdorni makinën për të shkuar në punë? A iu nevojitet vërtet? A ke menduar ndonjëhrë të shkosh në punë me autobus, biçikletë ose në këmbë? Sigurisht që të gjitha këto forma janë para të kursyera për xhepin tuaj.

Njerëzit i druhen ndryshimit të stilit të jetës jo prej komfortit më shumë se sa prej krenarisë. Një person e ka më të kollajt të hyjë në borxh dhe të shkojë në palestër me miqtë, në vend që të ushtrohet në shtëpi dhe të pranojë faktin që nuk ka para.

Në fund të ditës, ti dhe vetëm ti i njeh problemet e tua. Por nëse mendon se zakonet e tua të shpenzimit të parave nuk ndikojnë shumë në stilin tënd të jetesës, atëherë nuk keni për çfarë të shqetësoheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat