Pasojat e akneve për të cilat s’flet askush

Life style

Pasojat e akneve për të cilat s’flet askush

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:54
Ilustrim

Sipas një studimi të publikuar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë, rezulton që shfaqja e akneve të reja mund t’i çojë njerëzit deri në përjetimin e simptomave të depresionit. “Vajzat dhe djemtë me akne shfaqin simptoma depresioni, vetëvlerësim të ulët, mendime që ulin imazhin e vetes,” thotë studimi.

Një tjetër raportim nga Fondacioni Britanik për Lëkurën thotë se një në pesë njerëz me akne, e ka konsideruar si opsion vetëvrasjen. Një ndër arsyet është sepse i bën njerëzit të ndihen vetëm.

“Parregullsitë e lëkurës kanë tendencë t’ju izolojnë,”-thotë psikoterapisti Matt Traube. Pa e kuptuar, njerëzit fillojnë të shmangin daljet me të tjerët dhe kontaktin me sy. Sikur të mos mjaftonte kjo, hormonet nuk i ndihmojnë të stabilizojnë gjendjen emocionale.

Megjithatë, aknet mund të trajtohen dhe nuk janë të përhershme. Mund të drejtoheni te një dermatolog për të marrë këshilla profesionale. Ndërsa për gjendjen emocionale të rënduar, mund të lindë nevoja e një psikologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat