Shkencëtarët inkurajojnë njerëzit të bëjnë më shumë seks gjatë pandemisë

Life style

Shkencëtarët inkurajojnë njerëzit të bëjnë më shumë seks gjatë pandemisë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Britanikët duhet të inkurajohen të bëjnë seks ose të masturbohen për të luftuar efektet e dëmshme që bllokimi nga koronavirusi shkakton në shëndetin mendor, thonë ekspertët.

Studiuesit pyetën pothuajse 900 njerëz të rritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kulmit të krizës së Covid-19 në lidhje me aktivitetin e tyre seksual.

Pothuajse 40 përqind pranuan se bënin seks ose masturboheshin të paktën një herë në javë.

Njerëzit që kaluan më shumë kohë në izolim, kishin të ngjarë të ishin seksualisht më aktiv, sepse ishin të mërzitur, kanë shprehur studiuesit.

Gratë ishin tre herë më pak të predispozuara se burrat të bënin seks apo të masturboheshin.

Ekspertët pretendojnë se një jete aktive seksuale mund të lehtësonte disa nga pasojat e mundshme që shkakton izolimi gjatë pandemisë.

Shkencëtarët janë shprehur se seksi ka një bollëk të përfitimeve të shëndetit fizik dhe mendor dhe madje mund të ndihmojë në frenimin e rrezikut të sëmundjes serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat