Si ta fitoni ngjyrën perfekte gjatë verës

Life style

Si ta fitoni ngjyrën perfekte gjatë verës

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:38
Foto Ilustrim

Ekzistojnë disa metoda të ndryshme me anë të së cilave ju mund ta fitoni ngjyrën e dëshiruar të trupit. Edhe pse shumë studime thonë se qëndrimi në diell për orë të tëra është i dëmshëm, gjithsesi duke ju ekspozuar diellit ju mund të prodhoni vitaminën D dhe gjitashtu mund t’a përfitoni ngjyrën e trupit, të cilën gjithmonë e keni ëndërruar.

Disa nga metodat më të mira për të marrë fituar ngjyrën e dëshiruar të trupit janë:

Përdorni një krem me bazë vaji– nëse dëshironi që të merrni ngjyrë për një periudhë më të shkurtër, atëherë duhet të aplikoni një locion me bazë vaji dhe me SPF të ulët. Ekspertët rekomandojnë krem kundër diellit jo më të lartë se 15, në varësi të tenit të lëkurës suaj.

Përdorni një vaj të çfardoshëm– një vaj i thjeshtë natyral mund t’iu siguroj një ngjyrë perfekte për verë. Duke filluar nga vaji i ullirit, i kokosit, lajthisë apo luledielli, të gjithë këta vajra mund të shërbejnë si forcues natyralë dhe tërheqës të rrezeve të diellit.

Ndërroni pozitat shpesh– nëse dëshironi që ta fitoni një ngjyrë të njëtrajtshme në të gjithë trupin, atëherë duhet t’i ndërroni pozitat shpesh. Preferohet që çdo gjysmë ore të ndërroni pozitën. Filloni në shpinë, pastaj kthehuni në anën tuaj të majtë, pastaj në stomak dhe në fund në anën tuaj të djathtë.

Hani ushqime që përmbajnë beta karroten– ushqimet siç janë karrotat, njihen për stimulimin e prodhimit të melaninës, e cila është përgjegjëse për ngjyrën tonë të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat