Si t’i ktheni në gjendje normal rrobat që zvogëlohen gjatë larjes

Life style

Si t’i ktheni në gjendje normal rrobat që zvogëlohen gjatë larjes

Nga: T.M Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:21
rroba

Shpesh disa veshje na tkurren, pas i lajmë me temperaturën jo të duhur.

Por për t’i kthyer ato në gjendje fillestare, në mënyrë që të mos i hedhim, është një truk që ka rezultuar efikas në shumicën e rasteve, transmeton "Bota sot"

Për ta kthyer veshjen tuaj në gjendjen fillestare juve ju duhen vetëm disa sende që të gjithë i kemi në shtëpi.

Një peshqir, një shampo flokësh dhe kapëse rrobash.

Pasi t’i keni të gjithë këto, mbushni lavamanin tuaj me ujë të ftohtë dhe shtoni një pikë shampo flokësh.

-Vendosni rrobën tuaj të tkurrur në lavamanin me ujë të ftohtë dhe lëreni aty për 10 deri në 15 minuta.

-Më pas hiqeni ujin nga lavamani.

-Shtrydheni rrobën tuaj dhe sigurohuni që të keni larguar sa më shumë ujë prej saj.

-Vendoseni rrobën në majë të një peshqiri dhe sigurohuni që të dy të jenë në rrafsh me njeri-tjetritn.

Në këtë mënyrë, peshqiri do të thithë të gjithë ujin e mbetur në rrobë.

-Në përfundim vareni rrobën në stendine dhe prisni derisa të thahet.

Pasi të shihni rezultatin do të jeni shumë të kënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat