Ç'mund të bëni me pastën e dhëmbëve përveçse ta vini në fytyrë

Life style

Ç'mund të bëni me pastën e dhëmbëve përveçse ta vini në fytyrë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:54
Ilustrim

Nëse në mendjen tuaj ekziston ende dilema e pastës së dhëmbëve dhe zhdukjes së akneve, na lini t'ju themi se jo, nuk duhet ta përdorni kurrsesi në fytyrë. 

Pasta është ideuar për të larë dhëmbët, ndaj nëse e përdorni në lëkurë do t’ju irritojë, thajë dhe plasarisë lëkurën. E gjitha kjo të çon në një reaksion zinxhir të pakëndshëm. Lëkura e prirur ndaj akneve do të reagojë ndaj thatësirës dhe acarimit duke prodhuar më shumë akne. Kështu, teksa mundoheni të mbuloni dhe mbyllni njërën akne, hapni kushedi sa e sa të tjera. Kjo s'i zbeh mrekullitë e tjera që mund të bëjë pasta e dhëmbve rreth e rrotull shtëpisë. Duhet thjesht të dini ku ta përdorni!

1. Largoni zverdhjen e atleteve

Merrni një furçë dhëmbësh dhe lyejeni me pastë. Fërkoni mirë e mirë gomën e atleteve dhe shihni se sa të bardha dhe reja do të duken.

2. Pastroni hekurin

Merrni një leckë dhe lyejeni me pak pastë. Fshini pjesën e poshtme të hekurit në mënyrë që të largoni çdo papastërti prej tij.

3. ...Dhe gjithçka tjetër

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me unazat, për t’i shkëlqyer sa më shumë.

4. Largoni erën e pakëndshme nga biberoni

Pas disa përdorimeve biberoni mban një erë të rëndë qumështi. Lajeni me pak pastë dhe era s’do të jetë më problem.

5. Lani pasqyrat

Pasta sugjerohet veçanërisht për pasqyrën e banjos, e cila vishet nga avujt e shumtë. Fërkojeni me një sfungjer me pak pastë dhe ja ku zgjidhët punë.

6. Hiqni njollat nga rrobat

Pasta e dhëmbëve rezulton e suksesshme edhe në rroba. Nëse këmisha juaj  është bërë me buzëkuq apo kafe lajeni zonën përreth me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë derisa të zhduket tërësisht.

7. Lani duart

Për të hequr një aromë të pakëndshme nga duart, lajini këto të fundit më pak pastë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat