Ku t’i fshihni sendet me vlerë në shtëpi

Life style

Ku t’i fshihni sendet me vlerë në shtëpi

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:40
Ilustrim

Gjithë qëllimi i fshehjes së sendeve me vlerë është që të mos gjenden lehtësisht nga hajdutët. Sidoqoftë, kur e mendon, s’është aq e thjeshtë të gjesh një vend. Rekomandohet t’i fshihni paratë a bizhuteritë para syve, sepse kështu s’do t’i vërë re njeri.

Nëse një hajdut hyn në shtëpinë tuaj për t’ju vjedhur, dijeni se synon të qëndrojë sa më pak kohë të jetë e mundur. Prandaj, do të kërkojë për gjëra me vlerë në këto vende: nën dyshek, në këllëf a nën jastëk, në kavanoza, në sirtarin e të brendshmeve dhe nën krevat.

Nëse ju bien në dorë kuleta lapsash, ruajini, në të kundërt, blijini. Me ndihmën e strishave ngjitëse, ngjisni një kuletë në pjesën e brendshme sipër të dollapit, që nuk është e dukshme kur hap kanatat. Aty mund të mbani para a bizhuteri.

Në një dhomë që s’përdoret shumë, mund të instaloni një prizë jo funksionale. Në hapësirën brenda saj mund të fusni ç‘të nxërë dhe askujt s’do t’i shkojë mendja të kontrollojë.

Mund të përdorni një elektrik dore që kërkon bateri të mëdha. Në vend të baterive, fusni para, çelësa, bizhuteri etj. Elektrikun, vendoseni në të njëjtin sirtar ku mbani sendet që s’dini ku t’i çoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat