Të kesh një qen

Life style

Të kesh një qen

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Qentë janë kafshët më të preferuara për fëmijët e vegjël. Të flasësh për qentë dhe fëmijët është padyshim një mision i vështirë. Duhet ta dini se përveç fëmijëve, edhe qeni kërkon kujdes, megjithatë për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë mund të lexoni më poshtë këshillat e një veterineri, rritësi kafshësh.

Fëmijë të dashur, nëse dëshironi të keni edhe ju në shtëpi një qenush në ndihmë ju vjen një veteriner amerikan, i cili ju mëson jo vetëm në zgjedhjen e duhur të qenit, por edhe se si të bëheni “padronë” të zotë (edhe pse ky është një term të cilin e përdor njeriu, ndërkohë që qeni nuk do të guxonte kurrë të thoshte diçka të tillë…).

Është e kotë të bëni sikur kjo çështje nuk ju përket, sepse herët ose vonë edhe juve do t’iu kërkojnë një qenush. Duhet ta dini se përveç fëmijëve, edhe qeni kërkon kujdes, megjithatë për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë mund të lexoni më poshtë këshillat e një veterineri, rritësi kafshësh.

Qentë nuk kanë nevojë për një hapësirë të madhe për të jetuar, por duan të shëtisin nëpër parqe, në vende të hapura, ku të kenë mundësi të nuhasin ambientin, të kryejnë nevojat personale dhe të luajnë me qentë e tjerë dhe njerëzit. Kjo u duhet garantuar të gjithëve, edhe qenve më të vegjël. Gjithashtu çdo ditë duhet të nxirren nga shtëpia të pakën një orë në ditë.

Të gjithë qentë kanë të njëjtat nevoja: kërkojnë aktivitet fizik dhe mendor. Nuk është e vërtetë që në shtëpi mund të mbahen vetëm qen të vegjël. Një qen i madh ka nevojë për një hapësirë më të madhe, gjë që shpeshherë bëhet një problem shqetësues për padronët.

Sa kohë i duhet kushtuar një qeni?

Maksimumi në ditë tri orë. Dy shëtitje nga një orë secila dhe një tjetër 30 minuta. Pastaj vjen ora e përgatitjes së ushqimit.

A ekziston një moshë e saktë për t’i blerë një fëmije një qen?

Në çdo lloj moshe fëmijët duhet të jenë të qartë për vështirësinë përballë së cilës i vënë prindërit. Mendoj se momenti më i përshtatshëm është rreth moshës 10-vjeçare, ose në adoleshencë.

Pasi kemi zgjedhur qenin, çfarë duhet të bëjmë?

Para se dikush vendos të marrë një qen në shtëpi, fillimisht duhet të ndjekë një kurs edukimi për qentë të përbërë prej 10 leksionesh. Në këtë mënyrë padroni arrin të kuptojë më mirë karakterin e qenit, por edhe për të mësuar rregullat e para praktike. Nëse një qen është i edukuar, medoemos është edhe i lumtur. Mund ta çojmë ku të duam, ose t’i kërkojmë dikujt tjetër ta mbajë, kur nuk mundesh. Është një investim i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm, i cili do t’iu nevojitet më vonë, gjë që e bën kafshën më të dashur për ju.

Nëse merrni një qen dhe zbuloni që fëmija juaj është alergjik ndaj tij, çfarë duhet të bëni?

Natyrisht që para se të vendosni të blini një qen duhet t’u nënshtroheni testeve alergologjike.

Sa mirë i bën një fëmije të rritet me një qen?

Padyshim që qeni është një vlerë e madhe. Nëse fëmija nuk e konsideron një lodër, por e drejton me vetëdije, atëherë do të thotë se janë shokë. Të kesh një qen do të thotë të jesh gjatë gjithë kohës në mes të natyrës, në ajër të pastër, që jeni të detyruar të dilni në çdo lloj kohe, të mirë ose të keqe, si dhe të jetoni situata që të tjerët nuk do t’i jetonin. Gjithashtu rritja e një fëmije me qen në shtëpi e mëson të kujdeset për veten dhe gjithçka tjetër që nuk i intereson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat