​Çmendi burrat, pastaj u pushua nga puna - Bota Sot
​Çmendi burrat, pastaj u pushua nga puna

Life style

​Çmendi burrat, pastaj u pushua nga puna

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:39
Barbara Luna Sipos

Modeli Barbara Luna Sipos nga Budapesti është e fiksuar me pamjen e një Barbie, kështu që ajo filloi transformimin e saj në një kukull shumë herët.

Ajo gjithmonë ëndërronte që një ditë të duket si një Barbie e vërtetë.

"Gjithmonë kam dashur të dukem si një personazh nga një përrallë apo një kukull njerëzore. Kujtimi im i parë i fëmijërisë është duke luajtur me kukulla Barbie, dhe unë fillova transformimin tim në një kukull në moshën 17-vjeç," thotë modeli.

Ajo së pari rriti gjoksin dhe më pas iu nënshtrua shumë operacioneve të tjera. Tani punon si modele në internet pasi u pushua nga puna në recepcion pasi, siç pretendon, i bëri njerëzit të çmendur me atmosferën dhe karizmin e saj.

"Kuptova se kjo punë nuk është për mua pasi jetoj në një shoqëri ku një grua shumë tërheqëse nuk ka shumë mundësi për të mbajtur punën e saj ose të marrë një pozitë më të lartë pa ‘kaluar me burra’, gjë që nuk e dëshiroja. Kjo është sepse ne jetojmë në një shoqëri patriarkale", tha ajo.

Edhe pse u divorcua, Barbara thotë se ish-burri i saj e donte pamjen e saj, kështu që ai pagoi për operacionet e saj të shumta.

“Burrave iu pëlqen pamja ime. Disa njerëz të mbyllur, të cilët nuk kanë plot besim, nuk duan të dalin me mua, gjë që është krejtësisht në rregull," thotë Barbara.

Image
Barbara Luna Sipos
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat