Llojet e njerëzve që duhet t’i largoni nga jeta juaj

Life style

Llojet e njerëzve që duhet t’i largoni nga jeta juaj

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 08:16
Ilustrim

Faktorët stresues janë gjithnjë të pranishëm në jetën tonë. Për të arritur më shumë dhe për të qenë më produktivë, ne kemi nevojë që të largojmë njerëzit toksikë dhe faktorët stresues nga jeta jonë. Duke u ndalur në prioritetet dhe duke hequr “barërat e këqija” nga jeta jonë, mund të ecim përpara. Por më parë duhet të identifikojmë këta njerëz toksikë.

1. Egoistët

Krenaria nganjëherë është virtyt. Por nëse jeni arrogant, jeni të mbushur me veten dhe besoni se jeni më të mirë apo superiorë ndaj të gjithëve përreth jush. Nëse rrini pranë dikujt që nuk ju trajton me respekt, por ju frikëson dhe nënvlerëson, kjo gjë është toksike dhe pengesë për zhvillimin tuaj personal.

2. Ziliqarët

Njerëzit e tillë vlerësojnë më shumë kohët tuaja të vështira, se sa periudhat e fitoreve tuaja. Ata besojnë se e meritojnë ata vetë momentin tuaj të suksesit, dhe jo ju. Edhe pse mund të përpiqeni t’i bëni mbështetësit tuaj, duke u bërë të ditur se janë një pjesë e suksesit tuaj, njerëz të tillë vetëm sa ju kanë zët për përulësinë dhe arsyeshmërinë tuaj. Këta duhet të shmangen me çdo kusht.

3. Të shtirurit

Këta tipa veprojnë si miq vetëm në kushte të rehatshme. Kur keni nevojë për ndihmën e tyre, ata kanë tendencë që të largohen dhe të qëndrojnë larg. Nuk mund të mbështeteni mbi ta; në vend të kësaj, ju duhet të njihni tiparet e tyre të shtirjes dhe të vendosni kufij në marrëdhënie të tilla.

4. Regresivët

Këta tipe kanë një mënyrë të shtrembërimit të progresit, si dhe ju tërheqin pas në zakonet tuaja të vjetra. Ata besojnë në qëndrimin në stanjacion, dhe duan që ju të jeni i njëjti person që keni qenë. Ky tip mund të jetë e vështirë për t’u identifikuar, por ata janë njerëz që gjithmonë kanë qenë pjesë integrale e jetës tuaj dhe mund të duket e vështirë që t’i injoroni. Por do të jetë më mirë për t’i vetëdijësuar, dhe kujtuar atyre se sa i rëndësishëm është suksesi për ju. Në qoftë se nuk mund të jetojnë me të, atëherë tregojuni derën.

5. Gjykuesit

Asgjë nuk është ndonjëherë mjaftueshëm e mirë për këta lloj tipash. Ata besojnë se të gjithë duhet të kritikohen dhe qortohen, në vend se të lavdërohen. Edhe kur qëllimet janë të mira dhe ju përpiqeni t’i bëni të kuptojnë motivet tuaja të vërteta, ata nuk dëgjojnë. Ata janë komunikues të tmerrshëm, pasi nuk janë dëgjues të mirë. Mbytja e negativitetit, apo shmangia e gjuhës së tyre mospërfillëse, mund të jetë e dobishme për përparimin tuaj.

6. Kontrolluesit

Ky tip është një fanatik kontrolli. Ata duan që ju të bëni ashtu si duan ata. Mund të jenë dinakë, të djallëzuar dhe përpiqen që me hile apo me detyrim, t’ju bëjnë që të plotësoni dëshirat e tyre. Ngritja mbi njerëz të tillë mund të jetë opsioni juaj më i mirë, përderisa nuk mundeni t’i bindni apo t’i përmirësoni.

7. Gënjeshtarët

Është e vërtetë se gënjeshtrat janë të zakonshme dhe disa gënjeshtra nuk janë të dëmshme; megjithatë, njerëzit toksikë që gënjejnë shpesh mund t’ju shkatërrojnë, sepse që të rriteni, ju duhet të rrethoheni vetëm me njerëz të besueshëm, ku do të mbështeteni, dhe të cilët do ju ofrojnë mendime të sinqertë dhe të ndershëm.

8. Thashethemexhinjtë

Këta tipe njerëzish janë të pasigurt dhe përdorin gjuhën për të shtrembëruar faktet dhe informacionin. Ata duan të jenë të pranuar dhe të njohur, sepse vetëm kështu mund të marrin vëmendjen që duan. Edhe kur ju përpiqeni të zgjidhni problemet që kanë shkaktuar, e vetmja mënyrë se si ju mund të zgjidhni problemin, është t’i dëboni nga jeta juaj, sepse mund të jenë vërtetë të dëmshëm.

9. Parazitët

Njerëz të tillë janë në jetën tuaj vetëm për të thithur dhe për t’u ushqyer prej jush. të përdoreni, kjo mund të jetë e dobishme ndonjëherë, por jo nga parazitë. Qëllimet e tyre janë vetëm për interesin e tyre. Njerëz të tillë duhet të shmangen me çdo kusht.

10. Viktimat

Viktimat nuk e pranojnë përgjegjësinë. Ata janë shumë të mirë në tregimin me gisht të tjerët, dhe nuk pranojnë se kanë bërë një gabim. Reaksioni zinxhir që ata shkaktojnë mund të jetë i dëmshëm për suksesin tuaj. Eshtë mirë që t’i hiqni qafe njerëz të tillë nga jeta juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat