8 punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia

Life style

8 punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Me avancimin e teknologjisë, shumë punë sot mund të kryhen edhe nga shtëpia. Kompanitë e ndryshme anembanë botës vazhdimisht kërkojnë të punësojnë njerëz që arrijnë t'i kryejnë detyrat e punës edhe nga distanca.

Numri i punonjësve që punojnë nga distanca është rritur përgjatë viteve të fundit. Nëse jeni prej atyre që ju pëlqen të punoni nga shtëpia ose jeni duke kërkuar një punë të tillë, ju sjellim një listë me disa prej tyre.

Zhvillues webi / web developer

Profesioni i parë në listën tonë është zhvillues webi. Këta të fundit krijojnë faqe interneti për përdorime të ndryshme, janë përgjegjës për pamjen e një webi, hartimin, kodimin si dhe mënyrën se si funksionon. Shumë zhvillues webi mund të punojnë nga shtëpia, gjë që e bën këtë profesion më tërheqës për disa prej tyre.

Përkthyes

Përkthimi nuk është një punë që medoemos kërkon një diplomë dhe të punoni në zyrë. Mjafton njohja e të paktën dy gjuhëve. Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, shumica e përkthyesve kryejnë punën e tyre nga shtëpia, dhe shpesh nën afate të ngushta. Edhe studimet e ndryshme tregojnë se një përqindje e mirë e përkthyesve janë të vetëpunësuar.

Content writer

Njerëzit që dinë të shkruajnë, janë gjithmonë të nevojshëm. Një content writer është një person i cili mund të prodhojë përmbajtje të caktuara për faqe të ndryshme të internetit, artikuj, përshkrime të produkteve, përshkrime për rrjetet sociale, etj. Ky profesion ka filluar të njihet kohëve të fundit më shumë edhe në vendin tonë.

Specialist i SEO

Ndër synimet kryesore të shumicës së bizneseve është renditja në top 3she në makinat e kërkimit si psh Google. Specialistët e SEO janë ata që e realizojnë këtë. Ata janë profesionistë të marketingut që nëpërmjet kërkimeve dhe analizave përmirësojnë renditjen e një webfaqe në makinat e kërkimit. Në profesionin e specialistit të SEO (Search Engine Optimization) duhet të përdorni strategji, taktika, të gjeni fjalët kyçe, për të rritur numrin e vizitorëve në një web.

Menaxher i rrjeteve sociale

Rrjetet sociale janë mjeti më i mirë për marketing. Prandaj, pothuajse çdo biznes në ditët e sotme ka nevojë për një menaxher të mirë të rrjeteve sociale, në mënyrë që të arrijnë sa më shumë klientë. Edhe puna me rrjetet sociale, lehtë mund të realizohet edhe nga distanca.

Punonjës në Qendra të Thirrjeve

Qendrat e thirrjeve janë vende ku puna nuk ka të ndalur. Shumë Qendra të Thirrjeve kanë nevojë të vazhdueshme për njerëz fleksibilë, që mund të përgjigjen në telefon në çdo orë dhe të jenë në dispozicion të klientëve edhe nga distanca. Për të qenë një punonjës në qendër thirrjesh, krejt çka duhet është një kompjuter dhe ndonjë pajisje specifike si dhe përvojë në shërbimin ndaj klientit.

Dizajner grafik

Dizajnerët grafik janë ata që kujdesen për imazhin e një kompanie. Nëse keni përvojë në krijimin e logove apo dizajneve të ndryshme, krijimin e broshurave dhe reklamave, atëherë mund të përfitoni shumë edhe vetëm duke punuar nga shtëpia.

Bloger

Një bloger është një person që publikon përmbajtje në një blog të caktuar. Blogerët shkruajnë, modifikojnë dhe postojnë përmbajtje të ndryshme në faqet e tyre të internetit dhe lidhen me qindra njerëz çdo ditë. Profesioni i blogerit është po ashtu një punë qe lehtësisht mund të kryhet edhe nga distanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat