5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

Life style

5 këshilla për ta përmirësuar etikën e punës

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Në secilën industri, punëdhënësit kërkojnë punëtorë që respektojnë etikën e punës. Prandaj, vlerat e lidhura me një etikë të mirë pune mund të rrisin gjasat për mundësi më të mira të punësimit.

Punonjësit që kanë etikë të mirë pune shpeshherë kanë mundësi të kyçen në projekte më të mëdha dhe të veçanta sepse janë të përkushtuar, të disiplinuar dhe të besueshëm.

Personat me një etikë të mirë pune karakterizohen nga disa vlera dhe sjellje. Këto karakteristika i bëjnë ata anëtarë të mirë të ekipit dhe punonjës të denjë.

Serioziteti

Dedikimi

Disiplina

Produktiviteti

Bashkëpunimi

Ndershmëria

Përgjegjësia

Profesionalizmi

Si ta përmirësoni etikën tuaj të punës?

A ju ka rastisur ndonjëherë t'ju thonë që nuk po e respektoni etikën e punës? Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për ta përmirësuar këtë. Në këtë listë gjeni 5 këshilla që mund t'ju ndihmojnë.

Jeni profesional. Praktikimi i profesionalizmit nënkupton ardhjen me kohë në punë, veshjen e duhur, mirësjelljen dhe respektin ndaj kolegëve, trajtimin e kompanisë sikur shtëpinë tuaj. Sjellja juaj duhet po ashtu të pasqyrojë atë që është në interes të klientëve.

Mësoni vazhdimisht. Një tjetër këshillë e vlefshme është gjetja e mënyrave për të zgjeruar njohuritë e juaja. Tentoni të merrni pjesë nëpër seminare, kurse, trajnime, në mënyrë që t'i zhvilloni aftësitë që mund t’ju kontribuojnë juve dhe kompanisë. Konsideroni edhe mundësitë për të punuar si vullnetarë apo mentorë. Bashkohuni edhe me shoqatat profesionale në fushën tuaj.

Bëhuni ambasador i kompanisë. Për ta përfaqësuar biznesin tuaj, nuk do të thotë se duhet medoemos të punoni në shitje. Mbani gjithmonë një qëndrim pozitiv për kompaninë dhe flisni mirë për kompaninë në secilën rrethanë. Krijoni rreth me njerëz dhe gjeni mënyra për të ndikuar në rritjen e kompanisë ku punoni.

Ushtroni vetë-disiplinën. Bëni një orar me të gjitha detyrat e ditës. Sigurohuni që t’i rendisni ato që kanë më shumë përparësi. Kontrolloni në fund të ditës secilën detyrë para se ta dorëzoni.

Bëhuni lojtar ekipi. Të punosh mirë me të tjerët është një karakteristikë thelbësore për punën. Respektoni kolegët dhe menaxherët tuaj, gjithmonë duke i mirëpritur reagimet. Kërkoni mundësi për të bashkëpunuar me kolegët tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat