Si të mbrohemi nga njerëzit e këqij që na infektojnë me energji negative

Life style

Si të mbrohemi nga njerëzit e këqij që na infektojnë me energji negative

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 10:43
Ilustrim

Njerëzit me energji negative janë narcisist, gënjeshtar, manipulues e thashethemexhi.

Këta njerëz kanë kapacitetin të shpërndajnë energjinë negative tek njerëzit që kanë përreth.

Sado që mundohemi ne thjesht nuk mund tu qëndrojmë larg njerëzve të cilët kanë vibrime të tilla të ulëta.

Kjo ndodh për shkak se njerëzit toksik janë në fakt njerëz të lënduar që kanë nevojë për shërim të shpirtit, dhe ne nuk mund ti largojmë gjithmonë këta njerëz nga jeta ynë sidomos kur janë kolegët, familjarët apo fqinjët tonë.

Ja ku janë disa mënyra të mençura për ta mbrojtur veten nga energjia negative e këtyre njerëzve.

1. Mos u jepni atyre vëmendjen tuaj që u duhet atyre;

Festat janë vendet më të zakonshme ku këta njerëz toksik tentojnë të marrin gjithë vëmendjen. Ata mund të flasin me zë të madh apo edhe të qeshin me zë të lartë. Shmanguni atyre, dhe shpenzoni kohën me një grup tjetër të njerëzve.

2. Shpenzoni sa më pak kohë me njerëz që flasin keq për të tjerët;

Këta njerëz kanë dëshirë të flasin keq për të tjerët, kështu duke shpërndarë sekretet më të errëta të të tjerëve. Ata do t’iu tradhtojnë në të njejtën mënyrë sic tradhtuan dikë tjetër kur ju treguan sekretet e tyre. Dhe njejtë flasin keq për ty!

3. Tregohuni të kujdesshëm me njerëzit që sillen tmerrësisht mirë;

Manipuluesit janë shumë të mirë në mashtrimin e emocioneve tuaja. Ata do të përdorin çdo mënyrë që ju ti pëlqeni e më pas do t’iu përdorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat