Gjërat që një femër e fortë kërkon nga një mashkull… - Bota Sot
Gjërat që një femër e fortë kërkon nga një mashkull…

Life style

Gjërat që një femër e fortë kërkon nga një mashkull…

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:59
Ilustrim

Të qenit në lidhje me një grua të pavarur dhe të fortë nënkupton se keni në jetën tuaj një grua që di si ta jetojë jetën dhe të nxjerrë më të mirën nga çdo gjë. Femrat e tilla nuk i tolerojnë gjepurat dhe ju ndihmojnë të bëheni person shumë më i mirë sesa jeni.

Por, fatkeqësisht shumë meshkuj ‘poshtërohen’ nga këto lloj femrash. Ata nuk e kuptojnë se pavarësisht qëndrimeve të saj, ajo prapëseprapë është femër e cila dëshiron gjërat e thjeshta në jetë, pasi e di se ato janë gjëra më të vështira për t’u gjetur.

Këto janë gjërat që gratë e tilla i kërkojnë te një mashkull:

Kohën

Asaj i nevojitet koha. Femrat e forta duan një mashkull i cili e kupton nevojën e saj për kohë, pasi ajo është person që nuk lejon askënd të futet shpejt në jetën e saj, pavarësisht sa e fuqishme është lidhja. Asaj i duhet të sigurohet se ju e meritoni dashurinë dhe kohën e saj. Kështu, nëse dëshironi të jeni me të, kini durim dhe lërini gjërat të rrjedhin në mënyrë natyrale.

Respektin

Asaj i duhet një mashkull që e respekton. Dikë që ia respekton mendimet, vlerat, kohën dhe emocionet. Ajo nuk toleron asnjë formë mosrespekti.

Lirinë

Kjo nuk është diçka që ajo vetëm e dëshiron, por edhe diçka që i nevojitet. Asaj i nevojitet kohë për ta kaluar vetëm, por kjo nuk nënkupton se është mërzitur nga ju.

Sinqeritetin

Çdo grua e fortë dhe e pavarur nuk dëshiron lojëra të mendjes. Nuk dëshiron manipulime. Ajo nuk e toleron aspak këtë. Ajo është një femër e sinqertë prandaj pret sinqeritet nga partneri.

Dashurinë

Mbi të gjitha, ajo është qenie njerëzore. Prandaj, pavarësisht forcës dhe pavarësisë ajo do të lëndohet herë pas here. Kjo është arsyeja përse asaj i nevojitet dashuria. Dashuria e vërtetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat