Këshillat e gjyshes/Si t'i mbroni lulet nga dielli dhe i nxehti i verës

Life style

Këshillat e gjyshes/Si t'i mbroni lulet nga dielli dhe i nxehti i verës

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:32
Ilustrim

Në sezonin e verës shumë bimë jetojnë dhe rriten më mirë nëse mbahen jashtë. Por, nxehtësia dhe dielli mund të bëhen vdekjeprurëse për to. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla në mënyrë që t'i mbani ato sa më të gjelbra dhe të shëndetshme. Atëherë, si të shmangim faktin që gjethet të bëhen të verdha dhe që lulet të bien? Si t'i mbrojmë bimët? Këtu janë disa këshilla të vlefshme për ju!

Gjëja e parë që duhet të bëni është të rrisni dozat e ujit për bimët tuaja gjatë verës. Nuk do të jetë më e mjaftueshme një herë në ditë, por do të duhen dy. Lagni tokën në orët më të freskëta të ditës, pra herët në mëngjes dhe në mbrëmje kur dielli ka perënduar. Nuk do të kishte kuptim të ujisni bimët në orët e të ditës me pikun e diellit sepse uji nuk do të ishte në gjendje të depërtonte në tokë. Nëse nuk keni kohë në mëngjes, lini pak më shumë ujë në vazo, kështu bima do të marrë atë që duhet gjatë ditës.

Një masë tjetër paraprake e rëndësishme është të shmangni lënien e bimëve në rrezet e diellit direkte gjatë orëve të nxehta. Trëndafilat, për shembull, nëse thithin shumë diell do të digjen dhe petalet do të veniten menjëherë.

Nëse keni një qoshe të vogël të gjelbër në kopsht, zgjidhni anën veriore për bimët tuaja në mënyrë që ato të mos vuajnë nga dielli. Në ditët kur dielli përvëlon, spërkatni pak ujë në gjethe dhe lule dhe do të shihni që ata do të vuajnë më pak nga i nxehti i verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat