Përse duhet të qitni kokrra të plota të kafes në filxhan

Life style

Përse duhet të qitni kokrra të plota të kafes në filxhan

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Truku i lirë dhe i thjeshtë do të bëjë që shtëpia juaj të jetë më e bukur për disa sekonda.

Kafen, pos për ta pirë, mund ta përdorni edhe në shtëpinë tuaj madje si freskues ajri me aromë tepër të mrekullueshme.

Pothuajse nuk ka njeri i cili nuk e do kafen. Mirëpo, pos për ta pirë pijen e preferuar të ngrohtë, kafen mund ta përdorni edhe në shtëpinë tuaj si freskues ajri.

E gjitha që ju nevojitet janë: kafja e pabluar, filxhani (ose ena në të cilën do të qitni kafen) dhe qiriri i zakonshëm.

Procedura: qitni kokrra të kafes në filxhan, pastaj në të vendosni qiririn dhe ndizeni.

Qiriri nxeh kokrrat të cilat lirojnë aromën e mrekullueshme.

Edhe më lirë do të jetë nëse përdorni qiririn me aromë vaniljeje. Edhe ka aromë fantastike, edhe duket shumë bukur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat