Artistja e cila krijon fustane nusërie me ‘zjarr’ - Bota Sot
Artistja e cila krijon fustane nusërie me ‘zjarr’

Life style

Artistja e cila krijon fustane nusërie me ‘zjarr’

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:51
Foto

Të bëhesh një artist me kohë të plotë, padyshim që nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë dhe çdo artist ka një histori të ndryshme për mënyrën sesi ata arritën në përfundimin se është ajo që ata duan të bëjnë në jetë.

Sidoqoftë, nëse ekziston një gjë që të gjithë artistët kanë të përbashkët, është se fillimi ishte i vështirë dhe ishte i mbushur me pasiguri dhe pothuajse të gjithë donin të hiqnin dorë në një moment.

Taylor Ann Linko është një artiste e cila fillimisht dekoronte shporta me fruta dhe pas shumë përpjekjeve, ajo bëri famë me fustanin e saj të mrekullueshëm të dasmës me ‘zjarr’.

Linko shkroi në blogun e saj se vendosi që ajo nuk do të vishte një fustan standard të bardhë dasme për martesën e saj, përkundrazi, do ta pikturonte atë. Ajo gjeti veshjen e përsosur “Savoy’s Bellezza” dhe më pas e përshtati atë të ishte vërtet unike. Procesi i mori asaj shumë kohë, por rezultati përfundimtar do ju lë pa fjalë!

Njerëzit panë veshjen e saj të mahnitshme pasi ajo postoi foto nga dasma e saj në profilet e saj në Facebook dhe Instagram dhe ata menjëherë u dashuruan me të.

Veshja e saj e dërgoi atë në një blog të popullarizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe qindra njerëz filluan t’i kërkojnë asaj të pikturonte fustanet e tyre.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat