Pse nuk keni nevojë për një partner biznesi

Life style

Pse nuk keni nevojë për një partner biznesi

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Nga pikëpamja e këtij ndërmarrësi, rreziqet janë të mëdha.

Njerëzit të cilët nisin rrugëtimin e tyre të ndërmarrësisë shpesh ndjejnë nevojën për të bërë një partner para se të lansojnë kompaninë. Këtë bëra kur fillova në dhjetor të vitit 1999 dhe siç mësova, një partner mund të shkaktojë më shumë stres dhe vështirësi për ju dhe kompaninë tuaj se sa të kishit nisur vetëm nga fillimi.

Nga përvoja ime, ndërmarrësit kanë më shumë gjasa të hyjnë në probleme ose të dështojnë nëse ata marrin një partner biznesi për arsyet e gabuara: duke besuar se ai person ka një ekspertizë të caktuar e cila iu mungon ose thjeshtë sepse kanë frikë t’a bëjnë vetëm.

Nuk po them se nuk duhet të punësoni njerëz të cilët kanë ekspertizë të veçantë ose mos të shpërbleni njerëzit të cilët bëjnë kontribute të veçanta. Dhe gjithashtu e di sa i vetmuar mund të jetë rrugëtimi i ndërmarrësisë ndonjëherë. Por asnjëra prej këtyre arsyeve nuk justifikojnë një partner biznesi.

Nuk ka mënyrë më të shtrenjtë për të financuar një biznes se sa të ofroni kapitalin, edhe pse ju me siguri nuk do t’a kuptoni deri sa biznesi juaj të fillojë të ketë sukses. Kjo do të krijojë të gjitha problemet të cilat do ju hutojnë nga ajo që duhet të bëni, nga ndërtimi i biznesit.

Këtu janë disa nga problemet më të mëdha me të cilat mund të përballeni nëse zgjedhni partnerin e gabuar.

Etika të ndryshme të punës

Shumë ndërmarrës gjejnë veten duke punuar me partnerë të cilët nuk ndajnë entuziazmin ose pasionin e tyre për biznes. Partnerët të cilët nuk mund të përfundojnë detyrat e afatit të caktuar, të cilët nuk kontaktojnë me klientët ose nuk ndjekin përgjegjësitë e tyre mund të falimentojnë një biznes të ri. Edhe pse ju shpresoni të njihni partnerët tuaj përpara, ju mund të mos kuptoni fytyrën e tyre të vërtetë deri sa të kenë dëmtuar reputacionin tuaj, të kenë vjedhur para ose të zhduken kur gjërat bëhen të vështira.

Mungesa e përvojës

Disa partnerë biznesi nuk kanë përvojën ose shkathtësitë për të bërë punën e tyre në mënyrë të suksesshme. Ju duhet të llogarisni në partnerin tuaj për të dhënë rezultate dhe kur ata nuk japin kjo dërgon në konsumatorë dhe punonjës të nevrikosur.

Mospajtimet rreth drejtimit

Në anën e kundërt, një partner i motivuar, i talentuar mund të shkaktojë probleme nëse nuk pajtoheni për qëllimet afat-gjatë për kompaninë. Kjo mund të dërgojë në javë dhe muaj duke argumentuar rreth vendimeve kyçe. Mospajtimet konsumojnë kohën, burimet, shkaktojnë stres tek punonjësit dhe dërgojnë në praktika të biznesit të cilat nuk përputhen.

Ndarja e përfitimeve

Ndërmarrësit me kënaqësi ndajnë përfitimet me partnerët kur ata sjellin vlerë shtesë në kompani. Nëse partneri juaj nuk rrit mjaftueshëm biznes për të justifikuar përfshirjen e tyre, ata nuk duhet të pranojnë ndonjë pjesë të përfitimeve. Nëse fitoni të njëjtën sasi të parave me një partner njësoj sikur fitoni pa të, ju mund të keni zgjedhur personin e gabuar për drejtimin e biznesit tuaj.

Përgjegjësi për veprimet e partnerit tuaj

Ju merrni përgjegjësi për çfarëdo që ndodh në biznesin tuaj. Nëse partneri juaj shkel ndonjë ligj, ju mund të përfundoni në gjyq, gjithashtu. Kjo mund të dërgojë në padi të shtrenjta dhe përgjegjësi për dëme në të cilat nuk keni marrë pjesë.

Kur keni një partner biznesi, ju keni stresin e shtuar që të siguroheni se dini gjithçka që partneri juaj bën. Edhe nëse ju dhe partneri juaj i besoni njëri tjetrit, ju duhet të monitoroni punën e partnerit tuaj për të shmangur neglizhencën, keqpërdorimet dhe shkeljet. Ju duhet të siguroheni se të dytë kuptoni ligjet e aplikueshme dhe vendosni një procedurë për drejtimin e biznesit.

Reputacioni juaj është në rrezik

Edhe nëse partneri juaj nuk thyen ligjin, veprimet e tij ose të saj mund të kthehen. Një partner jo i sinqertë mund të dërgojë në mosbesim ndaj kompanisë tuaj e cila mund të jetë e dëmshme për biznesin dhe reputacionin tuaj personal.

Me kujdes merrni në konsideratë nëse keni nevojë për një partner biznesi dhe çfarë përfitime do i sjellë ai biznesit tuaj para se të nënshkruani. Unë jam shumë më i suksesshëm, më i lumtur dhe më kreativ pa një partner. Në mendjen time, kur ndërtoni një biznes vetëm, ju me të vërtetë keni arritur sukses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat