Sa herë që dehëm bëj seks me femra tjera/ Por unë e dua gruan, si ta thyej këtë rreth?

Life style

Sa herë që dehëm bëj seks me femra tjera/ Por unë e dua gruan, si ta thyej këtë rreth?

Nga: D.B. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:06
Foto Ilustrim

Çdo herë që dal për të pirë, pas punës, përfundoj duke kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, dhe më pas pendohem, tregon historinë një burrë anonim për “The Sun”, transmeton “Bota sot”.

E dashura Deidre:

Unë jam 35 vjeç, ndërsa gruaja ime 33. Jemi martuar tashmë që 3 vite por e di që do t’i humbi të gjitha nëse vazhdoj me këtë sjellje.

Puna ime është mjaft stresuese dhe në një ditë të keqe gjithmonë dal pas punës dhe shpesh përfundoj duke blerë edhe kokainë. Pastaj, përfundoj duke kryer marrëdhënie seksuale me ndonjë vajzë që e takoj në ndonjë bar. Nëse nuk mundem të gjej ndonjë femër që dëshiron të njëjtën gjë, paguaj ndonjë prostitutë.

Javën e kaluar motra e gruas sime festoi 30 vjetorin e lindjes dhe kishte organizuar një festë në shtëpinë e prindërve të saj.

Gruaja më kishe paralajmëruar që mos të vonohesha. Përfundova punën më herët, por nuk munda të rezistoja dhe dola prapë për të pirë diçka. Bëra të njëjtat gjëra dhe një vajzë e bukur më kishte ngulur sytë, dhe më ftoi në banesën e saj.

Pas seksit me të, shkova në shtëpi. Ishte ora 11 e natës, kur erdhi gruaja nga festa ishte e frustruar. Ajo më tha që kishte gënjyer familjen e saj se isha duke punuar vonë dhe ishte e sigurt që askush nuk i besoi. Ajo është një grua e mirë e dua, dhe e urrej vetën që vazhdoj t’i bëjë këto gjëra. Unë dua të thyej këtë rreth, por nuk di nga t’ia filloj.

Përgjigja e Deidres:

Nëse ju e doni gruan tuaj, atëherë pse po ia bëni këtë? Njeriu kur dashuron me zemër nuk tradhton. Megjithatë mundohu të jesh i sinqertë ndaj gruas tënde. Ulu dhe bisedo me të për problemet që ke. Mundohu ta lësh pijen alkoolin , drogën dhe seksin e shfrenuar me femrat tjera, sepse një ditë të gjitha do të lenë në baltë.

Bëhu i kujdesshëm ndaj gruas suaj, dhe thuaj që e do atë, dhe që ti don që të ndryshosh për të. Nëse të gjitha këto i bën në emër të dashurisë , jam e sigurtë se jeta jote bashkëshortore do të stabilizohet dhe ti do të jesh sërish i lumtur me gruan tënde.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat