A mundet një femër e guximshme ta ndez një mashkull me flirtim, derisa pi kafe në lokal?

Life style

A mundet një femër e guximshme ta ndez një mashkull me flirtim, derisa pi kafe në lokal?

Nga: D.B. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:05
Foto Ilustrim

Nëse ekziston ndonjë femër, e cila di se si ta josh një mashkull të fuqishëm atëherë padyshim ajo është znj. Christine Keeler. Ajo thotë:
“Kurrë nuk kam pasur lidhje dashurie, nëse më parë nuk më është lutur mashkulli për t’u kthyer në shtratin tim shkruan " The Sun", transmeton " Bota sot".

Nuk është kush e di se çfarë, s’ka ndodhur kushedi se çfarë, por vet rruga deri në kufi, është ajo që llogaritet. Është shumë me rëndësi nxitja e gjahut dhe deri në joshje. Ajo nxitje duhet të jetë e përkryer.”

Disa këshilla për femra nga Christine Keeler, femër kjo e fuqishme, që gati e rrëzoi qeverinë e Anglisë, në skandalet me politikanët dhe diplomatët!

Duhet të rrezatoni liri dhe braktisje – duhet të ekzistoj argëtim, momente relaksuese për ti dhënë rast që ai të jepet pas jush. Jeta e tij në shtëpi dhe në zyre është biznes serioz. Sidoqoftë, duhet të sillni në mënyre të drejtë balancin e personalitetit. Armët nga bombonet nuk kanë kohëzgjatje të madhe!

Meshkujt duan që edhe goja e tyre të goditet. Ata duan që ju të jeni me vlerë ashtu që ai të mund të vendos bazamentin e tij, prandaj ajo që ju duhet është të fitoni titullin e femrës së fortë. Kjo e vërteton triumfin e tij edhe me shumë.

Në joshje të përkryer, ti gjithmonë e kontrollon situatën, por lere që mashkulli të mendoj se ai është duke udhëhequr. Ajo që mashkullin e ze, nuk është se çfarë ti bënë për të, por ajo se çfarë ai mendon që ti mund të bësh. Ushqimi i imagjinatës së tij duhet të jetë zgjedhje e afrodiziaku i secilës femër.

Kur hani darkë në restorant, ulu afër tij, dhe asnjëherë përballë tij. Atëherë, gjuri yt mund të prek gjurin e tij, dora jote mund të godas lehtë kofshën e tij dhe ju mundeni që në mënyrë tërheqëse të pëshpëritni në veshin e tij. Dhe gjithashtu, ai nuk do t’ju shoh që jeni mërzitur, nëse ju flet për strategjitë afatgjata të biznesit. Në esencë, meshkujt kanë një interes primar – veten. Ata nuk duan të dinë nëse ju keni pasur ditë të keqe në zyre.

Finesa është me rëndësi. Ndonjëherë, epshet, madje edhe të meshkujve më të fuqishem, duhet të tunden. Fustanet e shkurtër (mini) dhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe, rikujtojnë ngazëllim por dhe rrezik. Meshkujt ngazëllehen nëse mendojnë se ata rrezikojnë diçka.

Nuk ka nxitje më e madhe për mashkullin se sa femra e veshur bukur, pa gabime, duke e habitur me take të larta, gjithmonë më shumë “Gucci” se “Gap”. Ndërresat e brendshme të “Janet Reger”-it, që reflektojnë feminitetin e vërtetë dhe fortësinë për të hyrë në betejën e gjinive.

Të jesh aromatike – Gjithmonë duhet të vini era që të bën të jesh e dëshiruar. Parfumi “Chanel No5” e bënë atë për ju. Mua gjithashtu më pëlqen “Caron’s Bain de Champagne” të cilën mongoli amerikan William Radolpf Hearst e ka krijuar për dashnoren e tij, Marion Davies, ashtu që ajo të përkujton në flluska të shampanjës – çfarë edhe është e duhur, nëse porositni fruta deti. Me siguri ekziston ndonjë arsye shkencore për atë, sepse ai kombinim i bënë meshkujt të pafrenueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat