“Në jetë nuk duhet të durosh, duhet të jesh i lumtur. Çdo minutë dhe çdo frymëmarrje është një dhuratë”

Life style

“Në jetë nuk duhet të durosh, duhet të jesh i lumtur. Çdo minutë dhe çdo frymëmarrje është një dhuratë”

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 07:27
Ilustrim

“Të dashurit e mi,

Që nga koha që nxora jashtë raftin e librave kam filluar të lexojë shumë më tepër.

Dhe tani shpesh ulem jashtë në kopsht për të admiruar peizazhin pa menduar për barërat e këqij që duhen prerë, tani shpenzojë shumë më tepër kohë me familjen time se sa punë.

Mos harroni se në jetë, ju nuk jeni për të duruar, por duhet të gëzoni kohën e mirë. Tani të gjitha ato momente që përpiqemi t’i kapim dhe të kënaqemi, nuk janë asgjë.

Unë ha ushqimet e shijshme dhe pijë me gota kristali. Tani jam e lumtur edhe kur humbas disa dollarë, ndihem krenare kur lavamani im shkëlqen dhe nuk mbaj parfume për raste të veçanta. Unë i përdor ata edhe kur shkoj të bëj pazar.

Fjalët “herët a vonë” dhe “atëherë” nuk janë më në fjalorin tim. Mos harroni se gjithçka duhet dëgjuar, parë dhe prekur tani dhe jo nesër ose kush e di se kur. Pothuajse çdo ditë unë telefonoj miqtë dhe fëmijët e mi, gëzojë çdo moment kur dëgjoj zërat e tyre.

Vetëm tani e kuptoj gjithë këtë bukuri, nuk e kuptoj pse nuk e kam bërë më parë. Unë nuk e di pse, por tani më mungojnë këto kënaqësi të vogla të jetës dhe më vjen keq që nuk kam shkruar disa letra më parë. Më vjen keq që nuk kam kaluar kohë me prindërit dhe burrin tim kur ishin gjallë. Por mbi të gjitha, më vjen keq që nuk u kam thënë atëherë kur duhej sa shumë i kam dashur.

Duke ditur se nuk do jetoj dhe shumë gjatë, unë nuk hezitoj të bëj gjithçka që mendoj se është e nevojshme. Çdo ditë kur hap sytë, them me vete se kjo ditë do të jetë e veçantë. Tani e di më shumë se kurrë se çdo minutë dhe çdo frymëmarrje është një dhuratë.

E di, jeta nuk mund të jetë një festë e vazhdueshme, por për sa kohë që ne jemi këtu, për sa kohë që ne jemi gjallë ne duhet të kërcejmë edhe në shi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat