4 teknika masturbimi që duhet të dijë çdo femër

Life style

4 teknika masturbimi që duhet të dijë çdo femër

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Masturbimi është aq i thjeshtë në dukje, e megjithatë një aktivitet tejet kompleks. Të gjithë duam ta shijojmë por shpesh na ndodh të përjetojmë ndjenja ankthi në lidhje me mendimin. Funksioni i tij kryesor duhet të jetë çlodhja, njësoj si joga apo meditimi. Për të përfituar sa më shumë kënaqësi, ka disa gjëra që duhet të dini.

Mund të duket si lojë fëmijësh por është e rëndësishme. Shihni një ilustrim për të kuptuar me saktësi ku ndodhet klitori nëse deri tani jeni munduar por s’keni përftuar kënaqësi. Mos kini turp edhe të merrni një pasqyrë e t’i shihni mirë pjesët tuaja private. Nëse nuk dini çfarë pamje ka klitori nuk do të dini as nga t’ja filloni.

Kjo nuk është si të blesh rroba me masë standarte. Për çdo femër funksionon ndryshe. Ka shumë mënyra për ta stimuluar klitorin dhe duhet të provoni të gjitha lëvizjet. Besojeni ose jo, mund ta stimuloni edhe pa kontakt direkt.

Shtrihuni dhe sigurohuni për privatësinë që të mos ju ndërpresin apo të mos rrini me tensionin që dikush do t’ju shohë. Filloni eksploroni me dorën tuaj zonën. Në krye të vulvës do të prekni një strukturë të butë si buton. Ajo është pjesa e dukshme e klitorit dhe vetëm një e katërta e saj (3/4 e klitorit fshihet brenda trupit tuaj). Pasi ta keni lokalizuar, provoni prekje me intensitet të ndryshëm për të kuptuar si ju pëlqen më shumë.

Mund të provoni të lokalizoni edhe pikën G por kini parasysh që nuk është zonë epshndjellëse për të gjitha. Disa femra mund të ndihen shumë mirë, e disa mund të mos ndjejnë asgjë.

Nëse e vini veten nën presionin për të arritur orgazmën mund të mos e arrini kurrë. Shumë femra nuk arrijnë dot në orgazëm gjatë masturbimit dhe përjetojnë ankth. Ajo që mund të bëni në këtë rast është të merrni të gjithë kohën e nevojshme, pa presione. Fokusohuni te momenti dhe të kënaqësia që ndjeni aty për aty.

Në fakt, kjo mund t’ju shokojë por NUK është e nevojshme të kaloni në orgazëm. Fokusohuni te eksperienca dhe jo te rezultati. Masturbimi duhet të shërbejë që ju të shijoni trupin tuaj e jo të ndiheni keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat