Defektet e shenjës së Virgjereshës: Dashurojnë perfeksionin dhe vuajnë për ta pasur

Life style

Defektet e shenjës së Virgjereshës: Dashurojnë perfeksionin dhe vuajnë për ta pasur

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Të udhëhequr nga Mërkuri, planeti që e ka marr emrin nga perëndia romak i komunikimit, Virgjëresha është një shenjë inteligjente, e aftë dhe me artikulim shumë të mirë

Kjo shenjë ka një sy të mrekullueshëm për detajet. Ata arrijnë të kapin gjithçka me një rrotullim të syve. Kuptojnë mimikat, shikojnë cepin e këmishës që duket keq, mos të them që kuptojnë edhe paswordin tuaj vetëm duke parë lëvizjen e gishtërinjve.

Ato e dashurojnë perfeksionin dhe vuajnë për ta pasur. Jo vetëm në pamjen e jashtme, por në çdo aspekt të jetës. Jeta s’ është e mirë nëse s’ është perfekte. Nëse një Virgjereshë vuan në jetë, ata vuajnë sepse nuk arrijnë dot perfeksionin.

Kjo shenjë është e organizuar, nuk i pëlqen t’ i lërë gjërat për më vonë dhe nuk ka rëndësi sa e gjatë është lista, gjithçka duhet të mbarojë në kohën e duhur.

Nëse doni të përfundoni një punë, të bëni shtëpinë xixë ose të mobiloni një shtëpi, thërrisni një Virgjëreshe. Ta keni të sigurt që gjithçka do të jetë siç duhet.

Problemi më i madh i Virgjëreshës është sensi i kritikës. Ata kritikojnë më shumë sesa duhet, më shpesh sesa duhet dhe e bëjnë këtë me këdo, përfshi edhe veten e tyre. Shpesh njerëzit vihen në siklet nga mënyra sesi ata flasin dhe ashpërsia e tyre nuk është shumë e mirëpritur.

Ata duhet të dinë kur të frenohen dhe të kuptojnë që jo gjithçka duhet të matet me metrin e tyre. Njerëzit janë të ndryshëm dhe diversiteti e bën botën interesante. Pse gjërat nuk janë siç thonë ata nuk do të thotë që nuk janë në rregull.

Shqetësimi për gjithçka është një nga problemet më të mëdha të Virgjëreshës, shpesh janë financat që i shqetësojnë, herë të tjera është imazhi i tyre dhe pastaj krijojnë një vorbull dhe futen në vetëkritikë të pakontrolluar që i bën të ndjehen inferior ndaj të tjerëve.

Një diete e mirë, ushtrime fizike dhe ushtrime për të qetësuar stresin janë të domosdoshëm në jetën e një Virgjëreshe.

Kur vjen puna tek marrëdhëniet qoftë miqësore qoftë sentimentale, Virgjëreshat janë komunikues, miqësor dhe zënë shpesh miq të rinj, edhe pse analizojnë në pafundësi gjithçka rreth tyre. Virgjëreshat janë shumë përkujdesës dhe përpiqen të bëjnë gjithçka që ti bëjnë miqtë ose partnerët të ndihen mirë.

Një Virgjëreshë nuk do ta harrojë kurrë ditëlindjen tënde. E sheh? Partneri perfekt. Është e domosdoshme për këtë shenjë që të kuptoj ku qëndron në një marrëdhënie përndryshe shqetësohet përtej asaj që mund të imagjinoni dhe kjo nuk i sjell pasoja në shëndet.

Kjo shenjë mund të duket si shumë e fortë, por në fakt i thyhet shumë shpejt zemra dhe nuk është çudi, marr parasysh standardet super të larta që kanë. Duhet të mësojnë të zbresin me këmbë në tokë dhe të jetojnë mes të gjallëve defektoz, sepse edhe pse nuk e dinë, kanë plot defekte.

Persona të famshëm të shenjës së Virgjëreshës:

Lily Tomlin. Pink, Cameron Diaz, Hugh Grant, Claudia Schiffer, Julio Iglesias, Sean Connery, Lance Armstrong, Rachael Ray, Leo Tolstoy, Agatha Christie, Beyonce Knowles, Stephen King, Sophia Loren, Bill Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat