Nuk ka më lot derisa jeni duke grirë qepë! Këto truqe janë shpëtim në kuzhinë dhe janë aq të thjeshta sa që do t’i përdorni gjithmonë!

Life style

Nuk ka më lot derisa jeni duke grirë qepë! Këto truqe janë shpëtim në kuzhinë dhe janë aq të thjeshta sa që do t’i përdorni gjithmonë!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Kur grini qepë, vështirë është t’i shmangni lotët, mirëpo përse pikërisht qajmë?

Ekspertët shpjegojnë që gjatë kohës së prerjes së qepës, enzimat në lëvoren e saj lirohen në ajër dhe ndryshojnë përbërjen e tyre dhe fillojnë t’i irritojnë sytë.

Meqenëse sytë janë të lidhur me sistemin nervor, ata reagojnë duke liruar lot.

Fatmirësisht, ekzistojnë mënyra si të lehtësohet puna dhe të ndërpriten lotët. Një ndër mënyrat është prerja e qepëve nën ujë, mirëpo më mirë do të jetë të priten në enën e cila ka fund të rrafshët.

Mund të jetë pak e ndërlikuar, sepse uji ngadalëson lëvizjen e thikës, mirëpo nëse e mbani mjaftueshëm fort qepën, pa problem do ta pritni atë.

Prerja afër zjarrit gjithashtu është një ndër mënyrat. Zjarri merr oksigjenin nga ajri dhe kështu i tërheq grimcat e qepës.

Mënyra më e lehtë është që të ndizni shporetin dhe afër tij të pritni qepën. Mund ta futni qepën më parë në frigorifer, qoftë gjysmë ore apo gjithë ditën. Ftohja e qepës para prerjes ngadalëson procesin e ndryshimit të enzimave në gaz.

Te prerja e qepës është me rëndësi të keni edhe thikë të mprehtë. Sa më e mprehtë të jetë thika, prerja është aq më precize dhe qepa liron më pak enzima.

Thikën mund ta lyeni me lëng limoni, sepse ai zvogëlon nivelin e gazrave.

Kur të filloni të pritni qepën, një pjesë nga e cila rritet rrënja, domethënë ajo pjesë e dalë e qepës, do të duhej të pritet e fundit, jo e para. Nëse ajo pritet e para, qepa fillon të lirojë gazrat e veta edhe para se të filloni fare ta pritni qepën.

Vetëm vendoseni qepën në dërrasë dhe priteni në drejtim të rrënjës dhe atë më vonë vetëm hidheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat